Skip to content

Skɑndɑli i radhës! Berisha nxjerr videot: Shikoni si i vѻdhi zgjedhjet Edi Rama!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur sot një konferencë për mediat ku ka denoncuar ashpër vendimin për zgjatjen e hetimeve ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe mbajtjen e tij pas hekurave. Berisha e ka quajtur këtë veprim politik dhe kri.minal nga Kryeministri Edi Rama dhe prokurori Altin Dumani.

Berisha ka deklaruar se Meta mbahet në qeli pa asnjë provë dhe pa urdhër arr.esti, duke theksuar se kjo përbën shkelje të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Ai paralajmëroi se Rama do të mbajë përgjegjësi për këtë akt dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë ndaj regjimit që ai e cilëson si “narkodiktaturë”.

Related article  Goditet krimi zgjedhor në Shkodër! Ja cfare u kapi SPAK njerëzve të Tom Doshit

Në fjalën e tij, Berisha ka denoncuar zgjedhjet e 11 majit 2025 si një farsë elektorale të organizuar nga “nar.koshteti” i Edi Ramës. Ai akuzoi qeverinë për një proces kri.minal, ku sipas tij, janë përdorur qindra miliona euro për blerje votash nëpërmjet shpërndarjes së parave për pensionistët, faljes së gjobave, prokurimeve për oligarkët, legalizimeve dhe punësimeve masive gjatë fushatës. Berisha shtoi se janë kultivuar masivisht sipërfaqe të mëdha me kan.abis për të financuar këtë manipulim.

Një nga praktikat më të rënda të denoncuara nga Berisha është mbledhja e kartave të identitetit të qytetarëve të moshuar me pretekstin e dhënies së pensionit, me qëllim për t’i penguar ata të votojnë. Berisha publikoi dëshmi konkrete për këtë praktikë, duke e cilësuar atë si një shkelje të rëndë kushtetuese me urdhër direkt nga Edi Rama.

Related article  Si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump?! Reagon me urgjencë mjeku i Shtëpisë së Bardhë

Berisha ka theksuar se të gjitha strukturat e Partisë Demokratike janë të angazhuara në identifikimin, verifikimin dhe certifikimin e “farsës elektorale” të 11 majit. Ai ironizoi akuzat ndaj opozitës, duke thënë se faktet që dalin çdo ditë dëshmojnë manipulimet e Edi Ramës dhe të zyrtarëve të tij, si Altin Dumani. Sipas Berishës, një makineri e madhe propagandistike po përpiqet të fshehë të vërtetën dhe të fajësojë opozitën, por gjithçka po zbulohet nga dëshmitë konkrete. Ai sulmoi analistët dhe mbështetësit mediatikë të qeverisë, duke i quajtur merc.enarë të krimit, dhe e cilësoi këtë fushatën më të rëndë të manipulimit elektoral në Europë pas rënies së Perdes së Hekurt. Berisha pretendoi se me “shtetëzmin” e votës së diasporës, Edi Rama po afrohet me regjime si ai i Bashar al-Asad.

Related article  Shembet miniera, dhjetëra të vdekur

Kryetari i PD-së akuzoi Ramën për pre.sione dhe kër.cënime ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë gjatë zgjedhjeve të 11 majit dhe theksoi se opozita po paraqet prova konkrete për manipulimet. Berisha deklaroi se beteja e tij është për t’i dhënë shqiptarëve të drejtën të votojnë të lirë dhe pa pre.sion, duke e cilësuar këtë si një mision personal.

Published inLajme