Skip to content

Alɑrm në vend, trѻndit eksperti: Blegtoria po shkon drejt shuarjes

Presidenti i “Urdhrit të Mjekut Veterinar”, Ervin Resuli, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë lidhur me përhapjen e murtajës së bagëtive të imta në Shqipëri, duke paralajmëruar se kjo sëmundje infektive rrezikon seriozisht tufat dhe të ardhmen e sektorit të blegtorisë në vend.

Në një deklaratë për mediat, Resuli konfirmoi se rasti i parë i murtajës së bagëtive të imta është konfirmuar në Shkodër. Ai shtoi se vetëm tre ditë më vonë, edhe autoritetet kosovare kanë raportuar raste të sëmundjes, duke ndërprerë menjëherë eksportet e bagëtive të imta për shkak të rrezikut të përhapjes.

Related article  Me maskë e kapele, del fotoja e autorit të vrasjes së 58-vjeçarit në Vlorë! Kamerat e sigurisë fiksuan momentin kur lëviz në vendngjarje

Resuli theksoi se rregulloret e Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve parashikojnë ndalimin e menjëhershëm të importeve nga një vend sapo të identifikohet një sëmundje e listuar, siç është murtaja e bagëtive të imta. Kjo masë është thelbësore për të parandaluar transmetimin e sëmundjes në zona të tjera të paprekura.

Ai u bëri thirrje blegtorëve të jenë jashtëzakonisht vigjilentë për shëndetin e tufave të tyre, duke i kushtuar vëmendje të veçantë dhenve dhe dhive, pasi sëmundja prek kryesisht këto specie dhe nuk prek gjedhët, pulat apo derrat.

Presidenti i Urdhrit të Veterinarit paralajmëroi se murtaja e bagëtive të imta shkakton ngordhje të shpejtë të kafshëve dhe në disa raste mund të çojë në humbjen e të gjithë tufës deri në 100%, duke e cilësuar situatën si tepër shqetësuese dhe me pasoja të rënda ekonomike për blegtorët.

Related article  Tragjedi në Rrëshen, elektriçistët i ze korrenti në qendrën e votimit, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë (EMRAT)

Duke iu referuar statistikave, Resuli u shpreh se numri i krerëve të imtë në Shqipëri ka pësuar një rënie drastike, nga 6 milionë që ishte më parë, në rreth 1.8 milionë aktualisht. “Kjo sëmundje po troket në derë dhe rrezikon të zhdukë edhe ato pak që kanë mbetur,” – ishte alarmi i tij.

Related article  E trishte! Tragjedia qe goditi familjen e mjekes, si iu vrane 9 nga 10 femije, i fundit...

Resuli nuk ngurroi të kritikojë mungesën e një politike serioze dhe të qëndrueshme për mbështetjen e sektorit të blegtorisë në Shqipëri gjatë dekadës së fundit, duke e konsideruar atë si një nga sektorët më të vështirë ekonomikisht në vend. Ai kërkoi ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore për të ndalur rënien e blegtorisë dhe për të hartuar një strategji afatgjatë që do ta kthente këtë sektor në një forcë konkurruese, fillimisht në rajon dhe më pas në nivel evropian, duke përmbushur nevojat e vendit dhe duke konkurruar me vendet e tjera të kontinentit.

Published inLajme