Skip to content

Policia gjen një letër në shtëpinë e 21-vjeçarit që i mori jetën nxënëses shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Austrinë mëngjesin e së martës, ku një 21-vjeçar, i identifikuar si Arthur A., hyri i armatosur në një shkollë në qytetin e Grazit dhe vrau dhjetë persona, mes tyre edhe një 13-vjeçare nga Kosova, duke plagosur të paktën dymbëdhjetë të tjerë.

Related article  E MARTË, DITË TERSI? Dite e madhe për këto dy shenja! Nga Dashuria te puna, ja parashikimi i yjeve

Pas sulmit, ai i dha fund jetës në ambientet e shkollës. Sipas të përditshmes austriake Kronen Zeitung, i riu kishte qenë më parë nxënës në këtë shkollë, por nuk kishte arritur të diplomohej.

Autoritetet janë ende duke hetuar motivet e këtij akti të dhunshëm, ndërkohë që në vendngjarje është gjetur një shënim i shkruar nga autori, letër e cila mund të hedhë dritë mbi arsyet e sulmit.

Related article  Zyrtari i larte i drejtesise se SHBA viziton Shqiperine, ja per ke dha info ne SPAK

Të dhënat paraprake tregojnë se sulmi ndodhi brenda dy klasave, ku viktimat përfshijnë nxënës dhe mësues. Një tjetër viktimë u vra jashtë ndërtesës shkollore. Trupi i pajetë i autorit është gjetur më vonë në tualetin e shkollës, me shenja që tregojnë vetëvrasje.

Related article  Pas Shpat Kasapit humb jeten kengetari i njohur shqiptar, kendoi kengen ikonike…

Kancelari austriak Christian Stocker ka shpallur tre ditë zie kombëtare, duke deklaruar se kjo është “një nga ditët më të errëta në historinë e vendit”.

Published inLajme