Skip to content

Edi Rama kujtohet per Bashkim Finon, i jep postin e madh vajzes se tij, do kete ne dore fatin e

Megi Fino është zgjedhur kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Me propozim të Kryetarit të Grupit të këshilltarëve socialistë, Eridian Salianji, Fino u propozua në krye të Këshillit Bashkiak, ndërsa Endrit Braimllari në postin e nënkryetarit. Megi Fino do të zëvendësojë në këtë detyrë Romina Kukon.

Vajza e deputetit të ndjerë socialist, Bashkim Fino, Megi Fino, aktualisht shërben si zëvendësministre në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme që nga qershori i vitit 2021.

Related article  Rekord/ Për vetëm 3 ditë i ndryshoi jeta, ja sa para janë mbledhur për Parashqevi Simakun

Ndërsa Brahimllari, ish-nënkryetar i Partisë së Lirisë, kandidoi për Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por pa arritur të sigurojë mjaftueshëm vota për t’u bërë deputet.

Emërimi i Finos, e bija e ish-kryeministrit socialist të ndjerë Bashkim Fino, konsiderohet si një zgjedhje me peshë simbolike dhe politike nga Partia Socialiste.

Related article  E gjitha për një…! 14-vjeçari i merr jetën nënës së tij

Në këtë mbledhje, Partia Demokratike nuk paraqiti asnjë kandidaturë, duke lënë kështu shumicën socialiste të vendosë pa garë për drejtimin e Këshillit. Në të njëjtën seancë u emërua edhe Endrit Braimllari në postin e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak.

Braimllari, një ish-funksionar i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit, është tashmë pjesë e Partisë Socialiste, duke përforcuar sinjalet për afrimin e ish-kadrove të LSI-së në mazhorancë.

Related article  La pas një vajzë 13-vjeçare, Orgesi humbi jetën në SHBA, kërkohet ndihmë për...

Zgjedhjet në drejtimin e Këshillit Bashkiak vijnë në një moment kur tensionet politike dhe përplasjet institucionale janë të pranishme, veçanërisht pas përjashtimit të Endri Shabanit nga mbledhja e fundit për arsye disiplinore, pas debateve të ashpra për çështjen e kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, aktualisht në paraburgim për vepra penale.

Published inLajme