Skip to content

Kapja e shtetit/ Bѻmbɑ e Berishës: Ju tregoj çfarë u bën Rama këtyre dy zyrtarëve të lartë

Pas dëshmisë së tij në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) lidhur me kallëzimin për shpifje nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me akuza të reja. Ai ka deklaruar se Aida Hajnaj e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) raportonte çdo ditë tek Ardi Veliu, të cilin e ka cilësuar si “spiun i Edi Ramës”.

Berisha ka theksuar se këtë pyetje e ka bërë publikisht dhe nuk ka marrë ende përgjigje. Ai ka insistuar se përgjigje duhet të japë Irena Gjoka, duke deklaruar nëse ka pasur apo jo biseda me Alket Hysenin dhe nëse ka pasur dosje të këtij të fundit.

Related article  Mjeku fizioterapist: Nëse nuk trajtohet, skolioza mund të sjellë shumë pasoja

Lideri demokrat ka pretenduar se informacione të tilla ai i ka nga burime të shumta, duke përmendur “qytetarin dixhital” si burimin e vetëm si institucion për qytetarët shqiptarë. Ai ka vijuar duke akuzuar Shërbimin Informativ Kombëtar për bashkëpunim me figura të caktuara dhe kartele.

Berisha ka përmendur gjithashtu hetimin e dosjes ku i akuzuar eshte edhe Troplini, lidhur me informimin e tij, për t’u larguar, duke implikuar kreun e SPAK, Altin Dumani. Ai ka hedhur akuza se Irena Gjoka mund të ketë informuar prokurorin dhe ka kritikuar mungesën e një hetimi zyrtar për këtë çështje.

Related article  Lëvizja e fundit - Kina luan kartën e saj të fortë në konfliktin Izrael-Iran!

Më tej, Berisha ka folur për arratisjen e Troplinit, të cilin e ka quajtur “El Çapo”, duke e lidhur këtë me një “konglomerat të kri.mit” dhe institucionet shtetërore.

Duke u rikthyer te akuzat për Aida Hajnajn e BKH-së, Berisha ka thënë se ajo pothuajse çdo ditë në orën 6 të mëngjesit i raportonte Ardi Veliut, duke shtuar se kjo ka habitur edhe pol.icët që e mbronin Hajnajn. Ai e ka cilësuar Ardi Veliun si një eksponent të kri;mit nga më të rrez’ikshmit.

Related article  FOTO - Gjesti nuk e fsheh më! Ky detaj ‘zbulon’ lidhjen e tij me Eglin?!

Këto akuza të reja të Sali Berishës vijnë pas dëshmisë së tij në SPAK lidhur me kallëzimin për shpifje nga gjyqtarja Irena Gjoka, duke e thelluar më tej klimën e tensionuar politike dhe akuzat reciproke mes opozitës dhe institucioneve të drejtësisë.

Published inLajme