Skip to content

‘Ec mi xhuxhmaxhuxhe..’ Arditi ve duart ne koke, kunati qe ben ligjin ne shtepine e ciftit u jep urdhra dhe i fyen live (VIDEO)

Prej 25 vitesh, në shtëpinë ku Lavdia jeton me familjen e saj dhe të kunatit, Gazmendit, nuk ka pasur harmoni. Siç ajo parashtron problemin në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, kunati i jep vazhdimisht urdhra dhe e fyen, kurse bashkëshorti nuk reagon, madje i thotë të mbyllë gojën.

Këto situata mes çiftit reflektohen edhe në studio, ndërsa Lavdia përshkruan më hollësisht sjelljet fyese të kunatit kundrejt saj.

Lavdie: Kurse ky zotëria që e kam këtu përpara…

Eni Çobani: Që është bashkëshorti yt ky zotëria që ia bën me gisht.

Lavdie: Po, bashkëshorti im.

Kliti: Mbylle gojën se jam unë zot shtëpie aty dhe do t’i zgjidh unë këto punë.

Lavdie: Po pse nuk i zgjidhe sot e 25 vite? Pse more burrë i dashur duhet të vij unë përpara publikut?

Related article  Jozi godet serish me reagimin per ditelindjen e Loredanes, nuk ishte i pranishem, por...

Kliti: Sepse besova shumë dhe…

Lavdie: Çfarë besove? Ti je bërë palë me vëllezërit e tu, a e kupton, a s’e kupton?

Kliti: Ti nuk e di se çfarë flet! Ta kesh të qartë, jam unë i zoti i atij vendi!

Eni Çobani: Zot i atij vendi dakord, por Gazmendi kush është tani? Se ti je Kliti, Gazmendi që i flet kësaj, i thotë mos dil te dera e shtëpisë, si i bëhet? Gazmendin a e ke vëlla ti?

Kliti: Gazmendi ka pjesën e vet.

Eni Çobani: Po mirë mo, pjesën e vet, por jeni bashkë aty. Lavdia thotë unë s’dal dot te dera e shtëpisë.

Lavdie: Nuk dal dot! Kur eci rrugës më thotë “o ec drejt, mos e kthe kokën as majtas, as djathtas, vetëm ec drejt! Unë vetëm nga shtëpia nuk ju nxjerr dot, por do të bëni siç them unë!”

Related article  Analisti i njohur plas bomben: Cdo grup kriminal futi deputetin e vet, ja detajet

Kliti vijon të ngulmojë se “do ta zgjidhë ai”, por nga ana tjetër nuk do diskutime me familjarët. Lavdia i kujton se ka duruar edhe ofendimet e kunatit dhe i duhet të përballet edhe me reagimet që bën pjesa tjetër e familjes pasi nxitet prej tij.

Kliti: Unë nuk prishem dot me gjithë njerëzit e mi!

Lavdie: Po prishem unë pra! Unë do të bëhem e keqja siç jam bërë deri më sot. A e di ti si më shan mua ai kur eci rrugës? “Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” E di ti apo s’e di? Se më sheh kështu të shkurtër.

Related article  Ja çfarë pritet pas 2 javësh në Vlorë…

Eni Çobani: Po ti tani e ke lejuar këtë gjë që të të fyejë ai zotëri se po na habit, si të thotë xhuxhmaxhuxhe?

Lavdie: Jo 1 herë, por 100 herë më ka thënë! E plot se tani as nuk kujtohem…

Ardit Gjebrea: Por pse ta thotë ai këtë?

Lavdie: Problemi është gjithë shtëpia, z. Ardit. Për çdo gjë që ndodh aty, kjo e bën. Të gjithë njerëzit e burrit m’i hedh kundër!

Ardit Gjebrea: Ka ndonjë gjë personale me ty?

Lavdie: Nuk e di ç’ka, as vetë s’e di! Por fajin ma ka ky mua, nuk ma ka fajin njeri!

Kliti: Ti mbylle sqepin se këto punë do t’i zgjidh unë!

Published inLajme