Skip to content

‘Ja kush e do pas hekurave Veliajn’, Bushati leshon bomben: SPAK s’pyet më…

Për gazetarin dhe analistin Andi Bushati, SPAK ka dalë jashtë kontrollit, teksa iu referua hetimeve që prokurorët e posaçëm po kryejnë ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Duke i etiketuar si ‘bishat’ e SPAK, prokurorët e kësaj strukture, Bushati tha se hetimet e kryera ndaj Veliajt vlejnë më shumë për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa se sa për vetë kryebashkiakun e Tiranës.

Related article  Aksidenti me 4 viktima/ Lirohet nga qelia...

Sipas Bushatit, SPAK nuk i jep llogari askujt, duke bërë që gjithçka të shkallmohet. Ajo që vlen të theksohet, për Bushatin, është fakti se kujt i intereson që kryebashkiaku Erion Veliaj të goditet kaq shumë, aq sa të qëndrojë prapa hekurave.

Është vazhdë e vendimeve të marra më parë. Kur kam lexuar dosjen në fillim, s’mund të ishte dosja e tij. Ta mbash dikë në burg kaq gjatë me të njëjtat gjëra, me atë dosje që ka, këto intimidimet e dëshmitarëve, më shumë është e shoqja se Veliaj.

Related article  Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, NATO tërhiqet nga Iraku!

Përkoi sot e njëjta gjë me Veliajn, edhe me shtimin e kohës me Metën. E kupton çfarë janë këto bisha të dala nga kontrolli, s’i japin llogari askujt. Çdo vend demokratik ku marrim modele për SPAK, qytetarët e jo më zyrtarë mbahen kot në burg.

Related article  DËSHMIA TRONDITËSE NË GJYKATË! Ish-prokurori Ndoja zbulon: Para atentatit, Rama dhe Braçe më ...

Këtu është shkallmuar çdo gjë. Nëse Metës dihet përse ia bëjnë, me Veliajn themi çfarë po i bëjnë se është padrejtësi, kush dhe pse po ia bëjnë?! Duhet të diskutojmë nga ka marrë urdhër SPAK, kujt i interesojnë dhe pse po e degerdojnë këtë drejtësinë e re deri në këtë pikë.

Published inLajme