Skip to content

EMRI/ Gjendet i masakruar me thikë 82-vjeçari në Durrës, jentonte i vetëm në banesë

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e kësaj të hëne në banesën e tij në Durrës. Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi me inicialet P.G. rreth 82 vjeç.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaku i vdekjes së të moshuarit, por nga informacionet paraprake mësohet se viktima është gjetur me dëmtime në trup me mjete prerëse.

I moshuari jetonte i vetëm në lagjen 16 të këtij qyteti. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.

Related article  Joz Marku shfaqet për herë të parë pasi goditi Gjestin (Video)
Published inLajme