Skip to content

Vdes foshnja 5 muajshe në Greqi, arrestohen prinderit shqiptare, e tmerrshme cfare i kishin bere

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin Paros në Greqi, ku një foshnjë 5-muajshe ka ndërruar jetë. Sipas mediave greke, të dy prindërit me origjinë shqiptare, janë arrestuar. Sipas raportimeve, nëna e fëmijës u paraqit në Qendrën Shëndetësore pasditen e së dielës.

Related article  Pas 20 vitesh, Parashqevi Simaku këndon LIVE në skenë (Video)

Foshnja ishte pa ndjenja, i mavijosur dhe nuk merrte frymë. Fatkeqësisht ajo u shpall e vdekur në spital. Nëna 37-vjeçare dhe babai 43-vjeçar u arrestuan dhe u dërguan në Stacionin e Policisë së Parosit.

Related article  Incidenti me Gjestin, Jozi rrëfehet për “Goca dhe Gra”: Ja pse e bera dhe cfare më tha familja

Një çështje penale është ngritur për këtë rast, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të foshnjës pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

Sipas informacioneve nga protothema.gr, familja, e cila ka edhe tre fëmijë të tjerë më të rritur, kishte shkuar në det herët në mëngjes, ishte kthyer në shtëpi në mesditë dhe foshnja kishte vdekur pasdite.

Related article  Gjici ‘rikthehet fuqishëm’ pas videoskadnalit - Detajet

Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e goditjes nga nxehtësia.

Published inLajme