Skip to content

Nëse Arben Ahmetaj kërkon të votojë, a do i dërgohet fleta? Ja ç’thotë Celibashi

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi iu përgjigj në A2 CNN dhe një pyetje ngacmuese të analistit Afrim Krasniqi, nëse ish-zv.kryeministri në kërkim Arben Ahmetaj mund të votojë si gjithë emigrantët e tjerë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në të cilat për herë të parë do të ketë mundësi të votojë dhe diaspora shqiptare.

Sipas Celibashit, ligji e ka të qartë se kur një person nuk mund të votojë dhe kjo gjë përforcohet nga një vendim gjykate.

Related article  Porosia e ekspertëve! Bëjeni patjetër këtë para se të konsumoni këto fruta - gabimi që mund t’ju kushtojë shtrenjtë

“Po patjetër që mund të votojë. Nëse nuk ka ndalim. Nëse një njeri nuk ka të drejtën e votës, i është hequr me vendim gjykate nuk mund të votojë. Përsa nuk ka një vendim gjykate, ai regjistrohet kërkon një fletë votimi. Ne nuk merremi…si ka mundësi një person në proces penal. Ne nuk merremi me këtë gjë”, tha Celibashi

Related article  Dhunohen rëndë Genardi dhe babai, zbardhet dëshmia tronditëse: Një person na...
Published inLajme