Skip to content

LAJM I FUNDIT – Alarm! Në vend shfaqet sëmundja e rrezikshme, po ngordh gjëja e gjallë!

Të paktën 150 krerë bagëti të imta kanë ngordhur në një fermë në fshatin Val të Njësisë administrative Martanesh në Bashkinë e Bulqizës. Shkak dyshohet të jetë shfaqja e sëmundjes së murtajës së ruminantëve të vegjël (PPR) në tufën e bagëtive.

Shërbimi veterinar i Dibrës ka kryer një inspektim në fermën e blegtorit Bajram Mata, ku është konstatuar numri i madh i bagëtive të ngordhura. Dyshimet e para të veterinarëve e lidhin ngordhjen me sëmundjen e murtajës së ruminantëve të vegjël, e cila njihet si një sëmundje shumë ngjitëse virale që prek bagëtitë e imta si dhentë dhe dhitë.

Related article  E fundit! Ish Agjenti i SHISH që vrau të dashurën dhe nënën merr LAJMIN e ZI, cpo ndodh ne jeten e tij

Autoritetet veterinare kanë marrë menjëherë mostra analizash nga bagëtitë e ngordhura dhe i kanë dërguar ato në institucionin përkatës në Tiranë për ekzaminime të mëtejshme.Priten rezultatet e analizave laboratorike për të konfirmuar shkakun e saktë të sëmundjes dhe për të përcaktuar masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së saj në fermat e tjera të zonës.

Related article  LAJM I FUNDIT/ Makina përplas shpërndarësin e picave. Motoristi në gjendje të rëndë (FOTO)

Aktualisht, blegtori dhe autoritetet po presin me ankth përgjigjet e analizave për të kuptuar situatën dhe hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë.

Related article  Moti merr kthesë të martën, ç’pritet të ndodhë me temperaturat
Published inLajme