Skip to content

TRAGJIKE NE VEND, humb jetën 22-vjeçari shqiptar! (EMRI DHE FOTO)

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën “Arbën Xhaferi” në Vitia të Kosovës. Nga ky aksident ka ndërruar jetë një 22-vjeçar. Autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht identitetin e viktimës por kryetari i Vitisë, Sokol Haliti përmes një postimi ka njoftuar se bëhet fjalë për të riun, Ideal Halabaku.

Related article  “Nesër kulmi i vapës”/ Sinoptikania: Ja qytetet qe do 'digjen'

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, miqtë dhe te e gjithë shoqëria jonë,” ka deklaruar Haliti.

Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Halabaku dhe të gjithë ata që e njohën Idealin, duke e cilësuar atë si një djalë shembullor, të dashur dhe plot jetë.

Related article  “Jemi afër”/ Rama jep lajmin e mirë që ka marrë nga BE

“Humbja e një jete të re është gjithmonë e rëndë, por kujtimi për Idealin do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që e njohën.

Related article  Venusi në Binjakë deri në fund të korrikut, cilat jane tre shenjat qe preken më shumë

Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Halabaku me zemër dhe mendje, duke ndarë me ta dhimbjen e madhe. I përjetshëm qoftë kujtimi i Idealit. Prehu në paqe,” thuhet në reagimin e kryetarit.

Policia ende nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me rrethanat e gjetjes së trupit apo shkaqet e mundshme të aksidentit.

Published inLajme