Skip to content

‘Na dhemb zemra, oj nanë…’, veteranët e UÇK-së reagojnë ashpër pasi u largua flamuri në Air Albania

Pas largimit të flamurit të UÇK-së nga stadiumi ‘Air Albania’ gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi, ka reaguar ashpër Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke e cilësuar këtë veprim si një fyerje të rëndë ndaj sakrificës së dëshmorëve dhe historisë së popullit shqiptar.

Në një deklaratë emocionale dhe të ngarkuar me simbolikë, OVL e UÇK-së thekson se prekja e flamurit të UÇK-së është njësoj si prekja e gjakut të atyre që dhanë jetën për lirinë, ndërsa kërkon ndjeshmëri më të madhe nga institucionet për çështje që lidhen me memorien kombëtare.

Related article  Tashmë zbulohet edhe finalisti i dytë i “Big Brother VIP”! Ja kë zgjodhi publiku mes Eglit dhe Laertit

Reagimi i plotë nga OVL e UÇK-së:

Na dhemb zemra oj nanë Shqipni.

Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë. Preket amaneti i tyre, preket liria për të cilën ata ranë.

Related article  Kina rrethon Tajvanin, BOTA mban frymën, a do të plasë LUFTA e Tretë Botërore?

Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë.

Të na thuhet se nuk ka vend për të në tokë shqiptare, është një therje në shpirt për çdo familje Dëshmori, për çdo luftëtar, për çdo zemër që rreh shqip.

Related article  Të shtëna masive, gjashtë të plagosur

Nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse respekt, për ata që s’kërkuan asgjë, përveç lirisë sonë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, jo me mllef, por me zemër të thyer, kërkon ndjeshmëri e kujdes,sepse kjo nuk është politikë, është kujtesë,dhe kujtesa është e shenjtë.

Published inLajme