Në një epokë ku media duhet të luftojë dhunën, Top Channel ka zgjedhur ta zbukurojë atë. Ky televizion kombëtar, që hyn çdo ditë në shtëpitë e shqiptarëve, që formëson mendimet e brezave të rinj dhe që mbart përgjegjësinë e informimit publik, ka shkelur çdo parim të etikës gazetareske duke i shtruar një tapet të kuq autores së një krimi të dhunshëm.Skandali më i fundit në emisionin “Goca dhe Gra” nuk është thjesht një gabim editorial – është një fyerje për çdo viktimë dhune në Shqipëri. Duke ftuar Antonela Berishën, një nga autorët e sulmit brutal ndaj Klea Prengës, Top Channel ka dëshmuar se në altarin e shikueshmërisë është gati të sakrifikojë çdo parim moral.
Skandaloze e “Top Channel”/ Televizioni ktheu dhunuesen në të ftuar nderi
Published inShowbizz

