Skip to content

Berisha lëshon ‘bѻmbȅn’: Ju rrëfej pse Rama e shkarkoi urgjent zyrtarin e lartë. Skɑndali që fshihet pas

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se largimi i komandantit të Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, nuk ishte dorëheqje, por shkarkim. Sipas Berishës, shkak për këtë shkarkim, i cili ndodhi katër ditë më parë, është bërë rrjedhja në media e lajmit për shtrimin në spital të Kryeministrit Edi Rama.

Në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, Berisha pretendoi se Ermal Onuzi u shkarkua sepse nuk kishte bllokuar daljen e këtij lajmi.

Related article  Tronditet vendi! Ekzekutohet i riu/ Identifikohen viktima dhe autori (Emrat)

Më tej, Berisha u ndal edhe tek vetȅvrɑsjɑ e një punonjësi të Gardës së Republikës pak ditë më parë. Ai e lidhi këtë ngjarje me shkarkimin e komandantit të Gardës dhe shtrimin në spital të Kryeministrit Rama, duke aluduar për një lidhje mes tyre, edhe pse pranoi se nuk ka prova konkrete për këtë pretendim.

“Doli lajmi i shtrimit të tij urgjent në spital, se sipas Edi Ramës, Onuzi duhet t’ja qepte gojën gjithë personelit dhe ky ishte fajtori. Dhe unë denoncoj heshtjen e mediave, sidomos me vetȅvrɑsjen që ndodhi fill mbrapa të ushtarit të Gardës. Një ushtar profesionist, u gjet i vrɑrë në makinë. E paraqitën se ky vrɑu veten në makinë. Edhe për Mehmet Shehun thanë që vrɑʋ veten në dhomë të gjumit. Nuk kam të dhëna, i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, por i bëj thirrje Avokatit të Popullit, dhe ju garantoj që opozita do ta hetojë, sepse kjo ndodhi fill pas shkarkimit brʋtal të komandantit të Gardës për shkak të daljes së lajmit se Edi Rama shkoi në spital dhe bëri një goditje, nuk e di se çfarë kishte”, u shpreh Berisha.

Related article  Motra e Eglit kundër Gjestit?! Ja çfarë i tha në takim: Hap sytë...

Deklaratat e Berishës ngrenë pikëpyetje mbi arsyet e vërteta të largimit të komandantit të Gardës dhe mbi rrethanat e vd℮kj℮s së punonjësit të Gardës, duke kërkuar një reagim ose sqarim zyrtar nga institucionet përkatëse.

Related article  Armikja e madhe e Khameneit kërkon në këto momente ‘kokën’ e liderit iranian! Kushtrimi i fuqishëm: Erdhi koha, tani...
Published inLajme