Skip to content

Aksi.dent i rëndë – Makina bëhen copash. Pamjet

Një aks.ident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin nacional Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtëmi. Për pasojë, një person ka mbetur i pla.gosur dhe dy automjete kanë pësuar dëmtime materiale.

Sipas informacioneve paraprake dhe pamjeve nga vendngjarja, në ak.sident janë përfshirë dy mjete motorike. Njëri prej drejtuesve ka mbetur i pla.gosur dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Related article  'Një vdekje poshtëruese e pret Trump-in' Deklarata e fundit e Ebrahim Raisit ndaj SHBA-së po trondit rrjetin

Njëri nga automjetet e përfshira në aks.ident ka qenë një mjet fuoristradë, i cili duket se ka goditur nga pas një automjet tjetër të tipit “Golf”. Në fotot e publikuara shihet se automjeti “Golf” ka pasur në pjesën e pasme një pajisje në formë bombole ose impiant, por fatmirësisht nga kjo nuk ka pasur pasoja të tjera.

Related article  “Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, Shqiponja rrëfen tmerrin që përjetoi nga babai (Foto)

Forcat e policisë ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aks.ident. Njëkohësisht, po merren në pyetje dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në inci.dent. Pritet që hetimet të zbardhin dinamikën e plotë të ngjarjes dhe të përcaktojnë përgjegjësitë.

Related article  Presidenti jep lajmin e trishtë: Ndërron jetë Berisha

Published inLajme