Skip to content

Nuk u dha pensionin e nenes, dy djemte mbysin babane me jastek dhe e fshehin ne…

Dy vëllezër, 34 dhe 42 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët në Quarto, pranë Napolit, me akuzën e vrasjes së babait të tyre, Antonio Di Gennaro, 71 vjeç. Trupi i viktimës u gjet i fshehur në një arkë në tarracën e shtëpisë së fëmijëve të tij.

Related article  Të dini ndaj kujt të ruheni! Këto shenja horoskopi janë më hakmarrëset

Ngjarja u zbulua pasi partnerja e 71-vjeçarit raportoi në polici zhdukjen e tij. Hetimet zbuluan se babai ishte vrarë mëngjesin e 3 qershorit, pas një plani të dyshuar nga dy vëllezërit, të cilët dyshohet se i dhanë atij një pilulë gjumi të hedhur në kafe dhe më pas e mbytën me një jastëk, pasi ai refuzoi t’u jepte paratë e pensionit të nënës së tyre të ndjerë, shkruajnë mediat italiane.

Related article  Shokuese! Tentohet të grabitet vajza e detektives në Tiranë

Dy të arrestuarit, Michele Di Gennaro, inxhinier biomjekësor, dhe Andrea Di Gennaro, trajner personal, nuk kanë precedentë penalë. Gjatë marrjes në pyetje ata pranuan përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë.

Related article  Kush është Mefail Shkodra, “fajdexhiu” që u mori jetën 3 personave. Një vit më parë u arrestua për..

Karabinierët zbuluan trupin pas kontrollit në shtëpinë në Via Cicori, zonë qendrore në Quarto. Hetuesit po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e vdekjes tragjike.

Published inLajme