Skip to content

Ndodh mrekullia! Foshnja shpëton pasi e hedhin nga dritarja e ndërtesës (VIDEO)

Në rajonin e Leningradit në Rusi ka ndodhur një ngjarje tronditëse. Një foshnje e sapolindur u gjet e braktisur brenda një qeseje plastike pas hedhjes nga dritarja e një ndërtese.

Vajza e vogël u shpëtua falë britmave të saj të forta, të cilat tërhoqën vëmendjen e kalimtarëve në zonë. Fillimisht, ata menduan se zëri që dëgjonin ishte i koteleve, por kur iu afruan vendit, zbuluan foshnjën e braktisur dhe të pambrojtur, e cila ishte në një gjendje të rëndë, por ende e gjallë.

Related article  Kush eshte i forti i Thethit qe nuk u tremb as nga Edi Rama! Ja si e perdori gruan e moshuar

Mjekët pediatër që morën foshnjën në kujdes të menjëhershëm konfirmuan se ajo kishte lindur vetëm disa orë më parë, duke i dhënë një vlerë edhe më të madhe shpëtimit të saj.

Sipas tyre, ajo kishte pësuar trauma nga rënia, por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe kujdesit të specializuar, po përparon në mënyrë të qëndrueshme.

Related article  Japin dorëheqjen krerët e PD-së në Lezhë dhe Mirditë, Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala. Ja arsyeja

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbuluar kush është personi apo personat që braktisën foshnjën në këtë mënyrë të papërgjegjshme dhe të rrezikshme. Policia po punon intensivisht për të mbledhur dëshmi dhe informacione që mund të çojnë në identifikimin e autorëve të këtij akti kriminal.

Published inLajme