Skip to content

Gazetari zbulon prapaskenat e bujshme: Ju zbuloj çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe zyrtarit të lartë

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin MCN se shefi i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Sipas Hoxhës, kjo dorëheqje ka ardhur si pasojë e një përplasjeje të ndodhur mes zotit Onuzi dhe shefit të eskortës së Kryeministrit Edi Rama.

Hoxha shpjegoi se shefi i grupit të shoqërimit të kryeministrit është një person i besuar i kreut të qeverisë, i cili e njeh mirë rutinën dhe lëvizjet e tij, pasi ka qenë në këtë detyrë që nga koha kur Edi Rama ishte në opozitë.

Related article  Parashikimi i motit për ditën e Diel

“Drejtuesi i Gardës që dha dorëheqjen ishte i ri. Garda vazhdimisht sulmohet nga opozita kur ka protesta të forta. Pse është dhënë dorëheqja? Rezulton që ka pasur një përplasje mes ish-drejtuesit të Gardës dhe shefit të grupit të shoqërimit të kryeministrit, që është i palëvizshëm që nga koha kur kryeministri ka qenë në opozitë,” – tha Artan Hoxha.

Related article  Egli reagon pas diskutimeve në Prime per Gjestin: “Mendohuni mirë…”

Ai shtoi se pozita e shefit të eskortës së kryeministrit është e fortë për shkak të besimit të madh që gëzon nga kryeministri dhe njohjes së tij të detajuar të lëvizjeve të këtij të fundit. Hoxha spekuloi se përplasja mund të ketë ndodhur për shkak të perceptimeve të ndryshme mbi rreziqet e mundshme ndaj kryeministrit.

Gazetari vuri në dukje gjithashtu se shefi i eskortës mban kontakte me shërbime të tjera inteligjente në Shqipëri, siç është SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror). Ai theksoi një problematikë të vazhdueshme me Gardën e Republikës, e cila lidhet me pagat e ulëta që detyrojnë disa pjesëtarë të saj të kërkojnë edhe punë të dyta, duke ndikuar potencialisht në efikasitetin dhe dedikimin e tyre ndaj detyrës.

Related article  Skandali i Termet Pecit me gruan e kolegut, del foto nga makina e 'GYP GYP'

Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar nga Garda e Republikës apo nga Kryeministria lidhur me këto pretendime të gazetarit Artan Hoxha.

Published inLajme