Skip to content

Tom Doshi e ha turpin me buke, i ben lepirje Rames pasi i beri presion me SPAK

Rikthehet “qetësia dhe dashuria” mes Edi Ramës dhe Tom Doshit. Pas sulmeve, akuzave dhe përplasjeve publike para zgjedhjeve të 11 majit – që shumëkush i konsideroi si thjesht shou elektoral – dyshja politike është bërë sërish bashkë.

Mazhoranca është përballur sot me vështirësi serioze në Kuvend për të mbledhur votat e nevojshme. Që në nisje të seancës pati tensione, pasi opozita kontestoi deklaratat e Spiropalit për miratimin e procesverbaleve, ndërkohë që në sallë ndodheshin rreth 55 deputetë.

Related article  “Kjo ka parë diçka që ne nuk e dimë…”/Rozana komenton sjelljen e Eglit me Gjestin!

Kriza e numrave kulmoi në fund të seancës, kur për kalimin e disa ligjeve kërkoheshin minimalisht 71 vota. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali u detyrua disa herë të deklaronte me zë: “Duhet edhe një votë”, për të plotësuar kuorumin. Vetë PS kishte në dispozicion vetëm 68 deputetë në sallë.

Ligjet përfundimisht u miratuan falë ndihmës së dy deputetëve të PSD – Gledis Çeliku dhe Gertjan Deda – si dhe të deputetit të PDIU, Nusret Avdulla, të cilët votuan pro të gjitha aktet në rendin e ditës.

Related article  Pamjet - 3 fëmijë në 2 monopatina, ja çastet para aksidentit fatal. Prapa tyre një makinë policie

Nga ana tjetër, mungesa në radhët e PS-së ishin: munguan Sajmir Hasalla, Bledi Çuçi dhe Tatjana Piro (kjo e fundit nuk u kandidua fare në zgjedhje), si dhe vetë Edi Rama dhe Mirela Kumbaro. Opozita gjithashtu nuk mori pjesë në votim.

Related article  Nga Endrit Braimllari te Iris Luarasi, PS publikon listën me “surpriza” në Tiranë

Ajo që bie në sy është që Rama dhe Doshi shfaqin “shou politik” sa herë u prishen interesat. Doshi kërkonte vëmendje para zgjedhjeve ose ndonjë “kockë” më shumë; tani që PS ka shumicën, ai ka “ulur kokën” dhe ndjek Ramën, me shpresën se do t’i kërkohet ndihma kur të duhen 84 vota.

Published inLajme