Skip to content

Shokuese! Tentohet të grabitet vajza e detektives në Tiranë

Një incident shqetësues është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një grua e panjohur ka tentuar të rrëmbejë vajzën e mitur të detektives private Shkënda Lili. Prapaskena raporton se ngjarja ka ndodhur dje në një kompleks pallatesh ku banon zonja Lili.

Sipas informacioneve, gruaja misterioze, rreth 55 vjeçe dhe me syze, kishte monitoruar për një periudhë kohe vajzën 6-vjeçare të detektives në zonën përreth banesës së saj.

Related article  Familja e Gjestit ben deklaraten gozhduese ndaj Jozit: Xhaxhi ka dhënë jetën, as varrin s’ia dimë kurse ti

Ngjarja e rëndë ka ndodhur kur gruaja i është afruar vajzës së mitur në hyrje të pallatit, duke i ofruar çokollata dhe karamele. Më pas, ajo ka tentuar ta tërheqë me forcë fëmijën. Fatmirësisht, tentativa e rrëmbimit ka dështuar pasi vëmendjen e gruas e kanë tërhequr disa fqinj të zonjës Lili, të cilët ndodheshin në një lokal aty pranë. Gruaja e panjohur është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga policia.

Related article  Aksident i rëndë në Durrës, përplasen “kokë më kokë” 8 automjete

Forcat e rendit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë me qëllim identifikimin e autores së tentativës së rrëmbimit. Deri më tani nuk ka një version zyrtar nga policia lidhur me incidentin. Megjithatë, autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që pas gruas misterioze të fshihet një grup kriminal. Një pistë tjetër e hetimit është edhe ajo e një mesazhi të mundshëm ndaj detektives private Shkënda Lili, duke marrë parasysh natyrën e punës së saj delikate. Hetimet vijojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Related article  Hati në një romancë me biznesmenin shqiptar?
Published inLajme