Skip to content

‘Nuk kam frike nga…’ Avokatja qe cmend rrjetin me fotot e saj i shpall sfide Berishes per kreun e PD

E ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV, Alesia Balliu bëri publik vendimin e saj për të kandiduar për postin e kryetares së Partisë Demokratike, duke shpallur një betejë të hapur ndaj lidershipit aktual dhe duke i kërkuar Sali Berishës të largohet përfundimisht nga skena politike.

“Zoti Berisha është e shkuara, duhet ta pranojë këtë fakt. Duhet të dalë në pension. Partia Demokratike ka nevojë për të rinj me vizion që e çojnë përpara”, deklaroi Balliu.

Related article  Aldo Marku zbulon arsyen shokuese të ndarjes nga ish-bashkëshortja

E pyetur nëse po jep një lajm për kandidaturën e saj, ajo e konfirmoi hapur: “Pa diskutim që po. Alesia Balliu kandidate në garën për kryetare të Partisë Demokratike. Kam vizionin e duhur. Nuk kam frikë nga sfidat“.

Balliu tha se është e vetëdijshme për vështirësitë dhe për faktin që do të ketë të gjithë strukturat e partisë kundër, por theksoi se mbështetja e saj nuk vjen nga forume të mbyllura, por nga qytetarët, veçanërisht të rinjtë që kërkojnë ndryshim.

Related article  Shqiperia ne lufte? Cudit Trump me deklaraten e fundit: Solla paqe mes Shqiperise dhe... (Foto)

“Këto struktura, kryesisht të PDSH-së dhe grupit parlamentar që i ka vendosur Sali Berisha, nuk i do më populli. I ka skaduar koha politike. Ata mund të kenë mandat, por nuk shërbejnë për asgjë“, u shpreh Balliu.

Related article  “Ajo është bërë motra ime”, gjeti Parashqevinë, rrëfehet Elvira: Ja çfarë po i ndodh jetës së saj tani

Duke denoncuar kompromiset që bëhen për E pyetur për sfidën përballë emrave të vjetër dhe forumeve të partisë, Balliu u shpreh qartë:

“Unë nuk garoj për 50 apo 200 njerëz nëpër struktura, por për mijëra qytetarë që më shkruajnë në Facebook, Instagram dhe TikTok. Mbështetja ime është te masa, te njerëzit e zakonshëm, jo tek individët që kanë dështuar prej 14 vitesh“

Published inLajme