Skip to content

‘Pas vrasjes, ika me furgon, Laerti më priste në hotel’, Dëshmia e Tafanit, zbulon pagesën për ‘kokën’ e biznesmenit: Më shau sepse…

Dëshmon sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka qenë pjesë e bandës së Laert Haxhiut. Në dëshminë para gjykatësve ai ka treguar njohjen me Haxhiun dhe vrasjen e biznesmenit Çajup Selimit, në 2018 në Tepelenë.

Pas krimit, ai tregon sesi u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me bashkëpunëtorin dhe më pas shkoi drejt Tiranës me një furgon të rastit, në zonën e Astirit, aty e priste në një hotel Laert Haxhiu.

Related article  Tronditet bota e artit, ndërron jetë aktori legjendar

Pjesë nga dëshmia:
Te shtëpia erdhi dhe Ligori më pas, i çjerrë nga duart, si duket kishte rënë dhe ai ne ferra, Laerti u acarua me Ligorin, më tha mua ‘si të la ai vetëm ty? Do ja tregoj unë atij’.

Armën e hodha në Vjosë, na kishte thënë Laerti si të vepronim edhe me celularët dhe rrobat. Rrobat i dogjëm në një fuçi, pastaj vazhduam rrugën për Memaliaj lart nga mali dhe zbritëm tek një urë në këmbë, hypëm në një furgon të rastit dhe u nisëm në Tiranë dhe rrugës tha Laerti që Ligori të iki në Korçë.

Related article  Vdekja e 12-vjeçares në Durrës, DETAJE nga ngjarja: U ndje keq në shkollë, ndërroi jetë pasi pësoi...

Te klubi shoferit u ndamë, unë ika në Tiranë tek Laerti tek një hotel në Astir, Laerti ishte me Lulëzim Arapin, me Bërtiti Laerti pse more atë xhaxhain në telefon, jo në Whasapp, më ofendoi, më shante, një gabim të bëje, ai e lëshonte gojën. Për vrasjen mora 25 mijë euro pas 1 jave, kurse Ligori nuk i mori, nuk ja dha ai (Laerti)

Related article  E trishtë, mbyll sytë përgjithmonë aktorja e dashur per te gjithe (Emri+Foto)

Ligori mori në telefon Laertin dhe i tha se Klisman Xhaferri ka fol në telefon me dikë për punë malli. Ne siç ishim tek hoteli na tha Laerti ‘çohuni se do ikim në Korçë ta vrasim’.

Published inLajme