Skip to content

Vetëm 53-vjeç, gjendet i vdekur në banesë vëllai i ish-deputetit të PS-së. Ja për çfarë dyshohet

Është gjetur i pajetë në banesë Altin Isaraj, vëllai i Arben Isarajt, ish-deputetit te PS, dhe ish-drejtorit të Transportit Rrugor, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Altin Isaraj u gjet në banesën e prindërve të tij, pasi aty jetonte që kur doli nga burgu i Rrogozhinës.

“Më datë 29.12.2024,  në rrugën “Çamëria”, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi A.I, 53 vjeç, banues në Tiranë.  Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, njoftoi policia.

Related article  Nga punëtor ndërtimi, pronar centrali miliona eurosh! Historia e pabesueshme e Engjëllit!

Altin Isaraj u arrestua nga policia më 22 tetor 2018 për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

Related article  Nuk është Ajola/ Ja kush ishte personi parë që vizitoi Erjon Veliaj në burg. I përfshirë në…

Pas arrestimit të vëllait nga Policia e Shtetit, ne ate kohe dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Trasnportit Rrugor edhe Arben Isaraj.

“Për të mos ndikuar direkt apo indirekt me pozicionin tim të lartë administrativ, në pavarësinë dhe dhënien e drejtësisë në Shqipëri, jap dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të Përgjithshëm në Drejtësinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”, tha Arben Isaraj në letrën e dorëheqjes ne 22 tetor 2018.

Related article  FOTO/ Dalin pamjet shokuese, si dukej banori i “Big Brother VIP” para ndërhyrjeve estetike

Vëllai i Arben Isarajt, Altin Isaraj i cili sot u gjet i pajetë doli nga burgu më 2019, duke iu caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie.

 

Published inLajme