Skip to content

Arrestohet njeriu i afert i Berishes, ne kerkim djali i tij, ishte kandidat per… (foto)

Policia e Shtetit arriti që këtë të martë të binte në gjurmët e dy magazinave të cilat merreshin me stampimin e veshjeve të kontrabanduara.

Më herët blutë e kryeqytetit bënë me dije se në kuadër të këtij operacioni policor u vunë në pranga katër persona, ndërkohë që u shpallën në kërkim dy të tjerë, mes tyre dhe një shtetas turk i cili u mësonte shqiptarëve procesin.

Një prej të arrestuarve rezulton të jetë dhe Luan Haka, një emër i njohur ky në politikë, shume i afert me Berishen, pasi tre vite më parë kandidoi nën siglën e demokratëve për zgjedhjet bashkiake.

Haka, asokohe ka qenë kandidat për kryetar në Bashkinë Dibër për Partinë Demokratike, të drejtuar nga Lulzim Basha.

Sipas Policisë Haka ishte administrator i njërës prej magazinave, ndërkohë që në kërkim u shpall dhe djali i tij Lindion Haka, si bashkëadministrator në këtë biznes.

Kujtojmë se në finalizim të operacionit të koduar “Fake Star 5”, u bë i mundur arrestimi i shtetasve: Luan Haka, Ali Bushati dhe Xhuljo Lecaj, Arjan Hida, ndërkohë që u shpall në kërkim djali i tij, Lindion Haka si dhe shtetasi turk Ozkan Sulun. Ndërkohë, që u proceduan penalisht edhe katër punonjësit e këtyre magazinave.

Policia falë hetimeve ranë në gjurmët e dy magazinave të pozicionuara në “Rrugën e Arbrit”, në fshatin Brrar.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u konstatua se 2 magazinat ishin të pajisura me linja makinerish për qepje, printim dhe stampim me logo false, të markave të njohura ndërkombëtare, të veshjeve dhe aksesorëve të dyshuar të kontrabanduar.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, operacioni policor i koduar “Fake Star 5”.

Zbulohen në Rrugën e Arbërit, 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false.

Arrestohen 4 shtetas të implikuar në këto veprimtari kriminale.

Shpallen në kërkim 2, njëri prej tyre shtetas turk.

Procedohen në gjendje të lirë 4 punonjës.

Sekuestrohen sasi të mëdha veshjesh, dhjetëra makineri qepjeje, printimi ose stampimi, logo të markave të njohura ndërkombëtare, 6 dokumente të shtetasit turk, një shumë lekësh, njësi kompjuterike, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Si rezultat i administrimit të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të punës kundër kontrabandës dhe krimeve të tjera ekonomiko-financiare, se në Rrugën e Arbërit, në fshatin Brrar, magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave iu viheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar finalizoi operacionin “Fake Star 5”.

Gjatë operacionit:

-u arrestua shtetasi L. H. dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi L. H., bashkadministratorë të njërës prej magazinave;

-u arrestuan shtetasit A. B. dhe Xh. L., bashkadministratorë të magazinës tjetër;

-u arrestua shtetasi A. H., qiradhënës i pronave;

-u shpall në kërkim shtetasi turk O. S., i cili koordinonte realizimin e këtyre veprimtarive kriminale;

Published inLajme