Skip to content

‘U tregoj videon qe…’, Kandidati i PD: Po u hap qarku i Tiranës, ndryshon renditja e deputetëve edhe ne PS

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Hoxha ka kundërshtuar rezultatin e dalë nga zgjedhjet, duke kërkuar rivlerësimin e votave preferenciale të kandidatëve për të gjitha KZAZ e Qarkut Tiranë.

Related article  Dridhet toka tërmet 6.6 ballë. Ja ku ishte epiqendra

Në emisionin Now në Euronews Albania Hoxha tha se nëse rinumërohen votat e qarkut të Tiranës, renditja e deputetëve të PD do të ndryshojë.

“Mendoj se këtu ka ndodhur masakra zgjedhore, por hallka e fundit është numërimi, po ndamë numërimin nga gjithçka ka ndodhur tjetër po bëjmë një hipokrizi dhe unë këtë nuk e pranoj.

Related article  “Ajo është bërë motra ime”, gjeti Parashqevinë, rrëfehet Elvira: Ja çfarë po i ndodh jetës së saj tani

Për kutitë që i ka parë nga 2 herë, kemi parë manipulimin, i kemi videot që janë provë e gjallë e tjetërsimit të votave të kandidatëve. Kjo ka ndodhur majtas dhe djathtas.

Po të hapet qarku i Tiranës renditja e kandidatëve në listë do ndryshojë, edhe te PS është e njëjta gjë. Nesër shkoj në Kolegj Zgjedhor dhe nëse nuk përgjigjet do ndjek çdo rrugë deri në Kushtetuese se kjo është një betejë për parime”, tha Hoxha.

Related article  U konvertua ne Muslimane! Vajza e Niko Peleshit befason shqiptaret: Nuk e keni idene se si
Published inLajme