Skip to content

Tragjike në Vlorë, Pas 19-vjeçarit, ndërron jetë edhe adoleshenti 16-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:35, në aksin nacional Vlorë–Fier, pranë një karburanti ne vendin e quajtur Pusi i Mezinit.

Sipas informacioneve paraprake, një motomjet tip Piaggio me targa AK653 ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta dhe ka dalë nga rruga.

Related article  TRONDITESE, Karamuco zbulon pistoletën që shpon edhe antiplumbin, Ja sa cope ka ne Shqiperi dhe kush i mban

Mjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe pasoja të rënda për personat në motomjet.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë humbur jetën

Related article  Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, nxirren të pajetë 3 persona! Shpëton fëmija

Të lënduarit, janë transportuar fillimisht me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Fatkeqësisht, Luan Llanaj, 19 vjeç, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

Pas disa orëve ka ndërruar jetë edhe 16-vjeçari T.M.

Related article  6 dite nen rrenoja, gjendet trupi i punëtorit 29 vjeçar Ardit Beshiri, e trishte ca bënë kerkuesit kur u gjet

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.

Published inLajme