Skip to content

Tërmeti i fortë 5,6 ballë, panik për pasgoditje të tjera sizmike

Filipine– Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 04:57 të mëngjesit të sotëm, në Luzon të Filipineve.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 79 kilometra në verilindje të qytetit të Laoag dhe 9 kilometra në lindje të qytetit të Pagudpud, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 42 kilometra.

Related article  'Ja cfare mendoj per ate femer' - Rezeart Veleshnja e thote troç se me Arbana Osmanin nuk flet me gojë

Nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme, teksa autoritetet kanë nisur edhe verifikimet e rastit, pasi lëkundjet sizmike cilësohen të forta dhe paniku te banorët ka qenë i madh.

Related article  Sherr i madh ne Tirane! Burri i shkon në banesë ish-gruas dhe dhe e gjen me dy persona te tjere, bashke me vajzen 15 vjecare duke..

Autoritetet gjithashtu i tremben pasgoditjeve më të forta, pasi kjo zonë në Oqeanin Paqësor njihet për tërmetet e shpeshta dhe tsunamet.

 

Related article  Kush do ta zëvendësojë në drejtimin e partisë? Berisha: Fëmijët dhe dhëndri im…
Published inLajme