Skip to content

Tha se nuk hynte ne parlament me nje mandat, Lapaj ben deklaraten e forte per zgjedhjet

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i cili para zgjedhjeve deklaroi se nuk e merr mandatin e deputetit, po fitoi vetem nje mandat, duket se ka ndryshuar mendje e tani ben sikur ia kane vjedhur votat, duke deklaruar se ka bërë shumë referime në SPAK sa i përket zgjedhjeve të 11 majit.

Ai deklaroi se zgjedhjet e 11 majit ishin një masakër elektorale dhe se sistemi aktual ua bëri të pamundur që të merrnin më shumë mandate. “Kemi bërë shumë referime në SPAK, te ndërkombëtarët… Kemi çuar fakte që po ndahen lekë ose po ndahet miell. Ka qenë masakër, nuk e mohoj këtë.

Related article  Ju kujtohet efektivi që vrau Klodian Rashën në karantinë? Ja ç’ka ndodhur sot

Po të kishim çarë sistemin me 300 mijë vota, sot Shqipëria do të ishte me energji sepse do të ishte gati për zgjedhje të parakohshme që do ta rikthenin në jetë demokracinë.

Sot Shqipëria është në mandatin e katërt. Unë, sa të jem në këtë rrugë, do mundohem t’i frymëzoj me modelin tim sa të kem mundësi. Mbase nuk i ka ardhur koha ideve tona. Zoti Berisha tha që janë patericë e Edi Ramës, por unë sot nuk jam me Ramën”, tha Lapaj në “A2 CNN”.

Related article  Aksidenti i rëndë - Përplasen autobusët, dhjetëra të lënduar, mes tyre dhe fëmijë

Sa i takon akuzave të Berishës që i quajti patericë të Ramaës, Lapaj tha se kjo gjë nuk është e vërtet dhe se as gjatë fushtasë nuk e ka sulmuar opozitën. “Unë nuk jam marrë me opozitën, por ata janë marrë me ne.

Related article  'Nuk duhet të keni frikë...' Mesazhi i zv. presidentit të SHBA para zgjedhjeve per politikanet shqiptare

Dilte kryeministri i vendit dhe më atashonte mua me zotin Berisha. Pse, unë i kam bërë marrëveshjet me zotin Berisha? Ne kemi mandatin më të madh në historinë e Shqipërisë. Nuk ka pasur kurrë mandat me 64 268 vota. Kur të flasë ai mandati në Parlament, mendo një stadium me 64 268 njerëz”, shtoi Lapaj.

Published inLajme