Skip to content

Video qe po ben xhiron e Europes, Anglishtja me theks ersekar e Erion Isait mahnit liderët e BE

Në një takim të nivelit të lartë mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve lokale shqiptare, kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai, arriti të bëjë atë që asnjë lider shqiptar nuk ka mundur më parë: T’i lërë pa fjalë zyrtarët evropianë… falë anglishtes së tij unike me theks 100% “ersekar”.

Teksa fliste për integrimin, klimën, balancën ekonomike dhe GDP-në, pa harruar të përmendë edhe Donald Trump-in për ndonjë arsye të paqartë, Isai u përpoq të lëshonte mesazhe të forta politike. Por në vend që të komentoheshin nga analistët, fjalët e tij përfunduan si “meme” në Instagram dhe TikTok.

Related article  I dhunoi fëmijën,, 42-vjeçarja “hakmerret” ndaj gruas së ish-burrit, e godet me thikë dhe...

Në rrjet, qytetarët ironizuan: “Në vend të operacioneve plastike që ka bërë, ndoshta do ishte më mirë ndonjë kurs anglishteje.”

Related article  Artan Hoxha zbulon levizjen e fuqishme ne janar! Ja pse Rama po e vonon heqjen e imunitetit per Ballukun

Në takimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ mes rajoneve të Bashkimit Evropian dhe delegacionit të qeverisjes lokale të Shqipërisë, kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai tërhoqi vëmendjen jo vetëm me mesazhin për integrimin europian, por edhe me anglishten e tij që u bë virale në rrjetet sociale.

Related article  Kundër lidhjes së tyre? Babai i Jozit i dërgon mesazh prindërve të Loredanës

Gjatë fjalës së tij, Isai u përpoq të përcillte mesazhe me rëndësi, nga klima te Donald Trump, balanca, gdp dhe integrimi, por gjuha angleze e tij bëri që videot të kthehen në argëtim për rrjetin.

Published inLajme