Skip to content

FOTO/ Ja kush është bashkëshorti misterioz i Rozana Radit, nuk e njeh askush

Personi në foto është bashkëshorti i Rozana Radit, ajo u shpreh se ka 12 vite me këtë person, por nuk jemi të sigurtë pasi pak më parë ajo kishte deklaruar se ishte ndarë dhe se ishte single.

Rozana Radi është ndarë nga i fejuari i saj, një oficer i Policisë Gjyqësore. Lidhja mes të dyve zgjati për shumë vite, ndërsa tashmë Rozi është sërish single. Kur të gjithë po prisnin dasmën, artistja i ka rrëfyer koleges së saj në Boom, Fiorit se është beqare dhe se pret të dalë për darkë me ministrin Arben Ahmetaj.

Related article  Parashikimet e fuqishme të horoskopit për vitin 2025: Shenjat më pa fat dhe më me fat

“Jam ndarë me të dashurin dhe kam humbur fare. Duartrokisni! Bravo! Faleminderit! Jam single dhe e sigurt!”- shprehet Rozana, ndërsa e pyetur nga Fiori “Si ndodhi?”, ajo vazhdon: “Si rrufe në qiell të hapur. Do ta festojmë ee dhe do ha një darkë me Arben Ahmetajn në Turqi.”

Artistja ishte prej vitesh në një lidhje dashurie me një efektiv policie. Çifti pritej të martohej pas fejesës në vitin 2018, por mesa duket, gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Nuk përjashtohet as mundësia që Rozana, si një aktore të ketë bërë shaka me Fiorin në emision, por deri më tani nuk ka një sqarim të dytë.

Related article  Lidhja e Sarës me milionerin, ben reagimin e forte Ledri Vula: U ndava nga Sara sepse..., ja cfare po ben kete djalin

 

Published inShowbizz