Skip to content

Zbulohet data per zgjedhjet e Tiranes dhe kandidatet PS-PD, ja kush do zevendesoje Veliajn

Pas arrestimit të Erion Veliajt dhe zhvillimeve të fundit në bashkinë më të madhe të vendit, zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës pritet të mbahen në muajin tetor. Edhe pse ende nuk ka një datë zyrtare, të dy kampet politike – Partia Socialiste dhe Partia Demokratike – kanë nisur diskutimet intensive për kandidatët që do të garojnë për këtë post strategjik.

Gazetarja e njohur Anduena Llabani, në një deklaratë të bërë në studion e televizionit “MCN”, ka përmendur emrin e Blendi Gonxhes si një prej pretendentëve kryesorë të Partisë Socialiste për të zëvendësuar Erion Veliajn.

Gonxhe, drejtues i institucioneve të rëndësishme teknike, përmendet gjithashtu si një ndër emrat që përflitet se mund të ketë ndikuar në prishjen e marrëdhënieve brenda PS-së dhe, sipas përgjimeve ambientale të realizuara në paraburgimin e Durrësit ku mbahet Veliaj, është një prej figurave që mund të ketë luajtur rol në zhvillimet që çuan në arrestimin e tij.

Related article  Lajm i keq para ndeshjes me Serbinë! Në Kombëtare ndodhin të papritura – Zbulo të rejat e fundit

Në kampin opozitar, debatet janë ende në fazë intensive. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka folur së fundmi për procesin zgjedhor të 11 majit, duke e cilësuar atë si të mbushur me parregullsi dhe të padenjë për një vend që aspiron integrimin europian.

“Nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë,” deklaroi Tabaku, duke theksuar se opozita do të nisë një betejë të re institucionale dhe ndërkombëtare për të denoncuar çfarë ndodhi në këto zgjedhje. Ajo shtoi se në Parlamentin Europian do të zhvillohet një debat i posaçëm mbi zgjedhjet në Shqipëri brenda dy javësh.

Related article  Veliaj me statusin “i dënuar”/ SPAK shokon me deklaratën

E pyetur nëse do të ishte e gatshme të kandidonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës, Tabaku nuk dha një përgjigje të prerë, duke theksuar se është aktualisht deputete dhe vendimet për kandidaturat janë kompetencë e strukturave të PD-së. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e procesit të integrimit europian si një forcë reale për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

Ndërkohë, Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka lënë të hapur mundësinë për një tjetër emër të njohur në garën për Tiranën: Ilir Alimehmeti. Berisha shprehu keqardhje që Alimehmeti nuk do jetë në parlament pas zgjedhjeve të 11 majit, por shtoi se ai mbetet një kandidat me mbështetje të fortë dhe është i lirë të garojë për kryetar bashkie nëse vendos vetë. Lidhur me emra të tjerë, si Agron Shehaj, Berisha theksoi se PD do të mbështesë kandidaturat që vijnë nga radhët e koalicionit opozitar dhe jo nga jashtë tij.

Related article  U filmua duke kryer marrëdhënie me të dënuarin! Merret vendimi për Gardianen

Tirana, si gjithmonë, pritet të jetë arena më e nxehtë elektorale e vendit – dhe me arrestimin e Veliajt, garën që vjen e karakterizon jo vetëm pesha politike, por edhe peshën simbolike të një rikonfigurimi të mundshëm të pushtetit vendor.

Published inLajme