Skip to content

‘Mos hyni ne parlament, futuni ne g…’, Ilir Vrenozi godet fort serish me thirrjen per deputetët e PD

Duke folur në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, demokrati i njohur nga Korça, Ilir Vrenozi, u shpreh i ashpër ndaj drejtuesve të Partisë Demokratike, duke thënë se kanë hyrë në zgjedhjet e 11 majit duke ditur që do t’i humbnin.

“E dinin që do humbnin zgjedhjet. Po kur e dini që do i humbni, pse hyni në zgjedhje?”, tha i revoltuar Vrenozi.

Related article  Me plumb në kokë i tregoi emrin e vrasësit! Trondit gruaja me rrefimin zbulon cfare i tha Altini para se te jepte shpirt

Ai pati një thirrje të drejtpërdrejtë për deputetët e rinj të dalë nga këto zgjedhje që ata të hyjnë në grevë urie. Sipas tij, është e papranueshme që PD të vijojë me të njëjtën sjellje politike ndërkohë që mbështetësit demokratë mbeten “rrugëve”.

“Tani këta do thonë: na i vodhën, na i bënë. Po pastaj do hyjnë në Parlament të marrin rrogën? Jo! Të hyjnë në grevë urie aty! Ta shohim sa…! Boll populli demokrat mbeti rrugëve, rrugëve, rrugëve… nuk mban më ujë pilafi. Të hyjnë në grevë urie”, deklaroi ai me tone të ashpra.

Related article  Ja qyteti shqiptar ku do ndalohen monopatinat. Do ndëshkoheni nëse...

Vrenozi përmendi edhe një moment që e revoltoi personalisht: publikimin e një fotografie ku shfaqeshin bashkë Erion Braçe dhe Tritan Shehu pas zgjedhjeve.

Related article  U harrua Jashari! Hati 'peshkon' biznesmenin e radhes, kush eshte biznesmeni qe i realizoi ditelindjen (EMRI-FOTO)

“Mua më dhemb kur e shoh atë foto. Nuk flas më me gjysmën e pallatit sepse janë socialistë, kurse këta… në vend që të mbajnë qëndrim, i japin dorën njëri-tjetrit sikur s’ka ndodhur gjë. Ne kemi një situatë të nxehtë, këta qeshin”, tha ai.

Published inLajme