Skip to content

Temperatura deri në -5 gradë celcius/ Si mbyllet 2024 dhe si nis 2025, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Nga dita e hënë deri ditën e enjte moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në veri e lindje përgjatë relieveve malore.

Ditën e premte moti parashikohet fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në veriperëndim të vendit.

Related article  Makina futet me shpejtësi në mes të qendrës së… 2 viktima deri më tani, dhjetra të plagosur

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 10m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseverrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës.

Published inLajme