Skip to content

‘Ka fjale qe Luizi tradhton…’, Kiara tregon jeten me te: Ne fillim qeshnim, por tani…

Moderatorja Kiara Tito ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku foli për jetën personale, marrëdhënien me partnerin e saj Luiz Ejllin, si dhe për angazhimet profesionale që po e mbajnë të zënë.

Gjatë intervistës me Salsano Rapin dhe Elona Duron, Kiara u pyet nëse është natyrë xheloze — një pyetje që ajo e priti me qetësi dhe sinqeritet. “Nuk jam natyrë xheloze unë,” – u shpreh ajo.

“E kam thënë edhe më parë që nuk më pëlqen t’i fus vetes atë stresin, sepse në një marrëdhënie, nëse ka xhelozi dhe fiksim të vazhdueshëm, nuk është e shëndetshme. Në fund të fundit, ose e lodh tjetrin, ose nuk e njeh më veten.”

Related article  Ja sa duhet të jetë penisi i mashkullit që të ‘tërbohet’ femra gjatë seksit

E pyetur nëse është ajo më pak xheloze se Luizi apo nëse janë njësoj, Kiara tha: “Jo, kemi arritur në një pikë që e njohim aq mirë njëri-tjetrin, sa nuk merremi më me këtë pjesë. Fokusin e kemi te vajza jonë, projektet dhe gjërat e rëndësishme të jetës.”

Kjo përgjigje vjen në një kohë kur vëmendja publike ndaj çiftit vazhdon të jetë e lartë, por vetë Kiara dhe Luizi duken të vendosur të ruajnë një qasje të qëndrueshme, larg spekulimeve dhe tensioneve të panevojshme.

Related article  I FUNDIT – Lajm i rende per finalisten e BBV

Moderatorja e njohur Kiara Tito ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku ndau disa momente të sinqerta nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Në bisedë me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ajo foli për përvojën në botën e televizionit, projektet që po përgatit dhe jetën e saj në çift pas Big Brother VIP. E pyetur nëse ka qeshur më shumë me partnerin e saj Luiz Ejllin gjatë kohës në Big Brother apo tani, ajo u përgjigj me sinqeritet:

Related article  Historia e tmerrshme, 3-vjeçari ne Fier u mbyt ne varesen e rrobave, a mbajti përgjegjësi kopshti privat për shkeljet e konstatuara…?!

“Po, kemi qeshur shumë në fillim… pasi tani kemi edhe zënka.” Tito u shpreh se, ashtu si çdo çift që po ndërton një jetë të përbashkët, edhe ata kanë momentet e tyre të tensionit, por gjithçka është pjesë e rrugëtimit që po bëjnë së bashku.

Sa i përket kujdesit për vajzën e tyre, Lunën, Kiara tregoi se Luizi është shumë i përkushtuar si baba, edhe pse disa detyra të përditshme të prindërimit, si ndërrimi i bebelinave, nuk janë pjesë e rutinës së tij. “Më ndihmon, është një baba shumë i përkushtuar. Bebelinat nuk i ndërron, por e merr…”

Published inLajme