Skip to content

Trondit gazetarja, zbulon kush eshte personi qe tradhtoi Meten. Ja pse e hoqi avokatin e Berishes

E ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, gazetarja Anduena Llabani hodhi dritë mbi deklaratat e ish-presidentit Ilir Meta, i cili, pasi u mor i pandehur, deklaroi këtë të martë se ka një person që e ka tradhtuar nga brenda Partisë së Lirisë në zgjedhjet e 11 majit.

Duke sqaruar këtë reagim të Metës, gazetarja zbuloi, sipas saj, emrin e personit për të cilin Meta aludon se ka kryer tradhtinë. Ajo tha se personi që e tradhtoi Metën gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit është Petrit Sina.

“Duhet thënë se i vetmi njeri që mund të dijë shumë elemente të fushatës elektorale është Tedi Blushi, pasi është i vetmi që, së bashku me djalin e Metës, e takojnë dhe e informojnë atë në burg.

Related article  Analisti trѻndit me deklaratën: Vuçiçi do të vrít℮t nga Putini nëse...

Meta foli sot për një tradhëtar brenda partisë, por tradhëtarin e vërtetë e njeh vetëm Monika Kryemadhi. Është një person që quhet Petrit Sina, i cili është shkarkuar nga Meta me një vendim të nisur me letër nga brenda burgut.

Me dijeninë time, di që Sina synonte të merrte postin e sekretarit të përgjithshëm. Nga informacionet që kam brenda partisë, Petrit Sina është personi që Meta thotë se e ka tradhtuar në pjesën e fushatës, por ama Monika Kryemadhi e njeh mirë tradhëtarin brenda partisë”, tha ajo.

Gazetarja shpjegoi edhe daljen e avokatit të ri të Ilir Metës këtë të martë, duke treguar se avokati i mëparshëm, Gjokutaj, ka hequr dorë nga mbrojtja e Metës. “Sot pamë një fakt: një avokat të ri të Ilir Metës, Kujtim Cakrani, pasi avokati tjetër, Gjokutaj, ka hequr dorë.

Related article  32 vjecarja diagnostikohet me tumor në tru dhe tregon shenjat e para që duhet të keni kujdes

Gjokutaj mbahet për avokat me betejë, por nuk ka pranuar të japë sqarim në lidhje me largimin e tij nga çështja në fjalë, por ka deklaruar se nuk do të merret më me çështjen e zotit Meta. Ai që do ta përfaqësojë nga sot e tutje këtë çështje do të jetë avokati i ri Cakrani”, tha Llabani.

“Monika tha se ‘do jeni në proces dhe do shihni e dëgjoni shumë’, por unë them se procesi Meta-Kryemadhi do na ofrojë shumë surpriza”, shtoi Llabani. Kujtojmë që këtë të martë Meta akuzoi për një tradhëtar brenda partisë duke deklaruar:

Related article  E pabesueshme! Çfarë e lidh kaq shumë babain e Selinës me Enver Hoxhën! Dalin pamjet e dhe deklarata fortë

“I falenderoj të gjithë ata shokë dhe miq që punuan por që u tradhtuan nga një maskara i cili me porosinë time është shpallur non grata dhe këtë e di Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

Ky maskara dorëzoi te patronazhistët listën prej 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë dhe dashamirësit e Ilir Metës, sepse priste që të bëhej Sekretar i Përgjithshëm në vend të Tedi Blushit”, tha Meta.

Published inLajme