Skip to content

‘Ngjan me Sacra Corona Unita’ Ish prokurori i hekurt tregon si eshte lidhur politika shqiptare me mafian

Ish-prokurori Besnik Muçi i ftuar në emisionin “Log”, duke folur për megaoperacionin e përbashkët të SPAK dhe Antimafias shqiptare ku nga 52 masa arresti, 29 u vendosën nga GJKKO, për anëtarë të grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri dhe 22 masa sigurimi u vendosën nga Gjykata e Barit në Itali, u shpreh se në vendin tonë, mafia shqiptare prej vitesh është sofistikuar.

Related article  E bujshme, del emri i mikut personal te Edi Rames qe kryente transaksione financiare ne SHBA ne emrin e...

Në total, janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale – njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.

Ish-prokurori Besnik Muçi tha se Antimafia italiane në konferencën për shtyp i krahasoi grupet kriminale shqiptare, njëjtë si mafiet e njohura italiane.

“Mafia shqiptare është e njëjtë si ajo e Siçilisë. Krimi i organizuar shqiptar punon me 2 mafia të njohura italiane, Ndrageta dhe Sacra Corona Unita që punojnë në fusha të caktuara”, tha Muçi.

Related article  Aksident në Thumanë, humb jetën i riu

Antimafia italiane fliste për grupet kriminale shqiptare si të ishin mafiat e njohura italiane. Mafia shqiptare është e njëjtë si ajo e Siçilisë. Krimi i organizuar shqiptar punon me 2 mafia të njohura italiane, Ndrageta dhe Sacra Corona Unita që punojnë në fusha të caktuara.

Related article  Thyerje zemrash në horizont! Këto 3 shenja bëjnë mirë të përgatiten për tradhti

Vlerësoj se prokuroritë italiane këtë kanë parasysh kur përmendin mafian shqiptare.

Ka vite që ka mafie shqiptare të sofistikuar. Ajo që më ka bërë përshtypje dhe është shqetësuese për shtetin shqiptar, është fakti që as prokuroria italiane nuk i besoi SPAK dhe asnjë prej këtyre 2 institucioneve nuk i besuan policisë shqiptare.

Published inLajme