Skip to content

‘SPAK donte kohe per…’ Pse vonoi 3 muaj operacioni ‘Ura’, Drejtori antimafias italiane i hedh fajin SPAK

Drejtori i Përgjitshëm i Antimafias Italiane Michele Carbone ka folur ekskluzivisht për Syri Tv për operacionin ‘Ura’ të zhvilluar mes italisë dhe Shqipërisë. I pyetur mbi vonesën e ekzekutimit te vendimit të arresteve me 3 muaj, Michele Carbone u shpreh se kjo erdhi për shkak të përkthimit të materialeve nga SPAK.

Dhe pasi praktika u përkthye, u be koordinimi me palen italiane per ekzekutimin e vendimeve “Operacioni u vendos të kryhet në bashkëpunim. Pas nënshkrimit të urdhër ndalimeve qe e nevojshme koha për të përkthyer materialet.

Related article  ‘Liria ka cmim dhe...’ Shkrimtari Agron Tufa, thirrje per terbim nga shqiptaret: Merrni...

Pati më pas dhe një marrëveshje mes autoriteteve gjyqësore të Tiranës me autoritetet e Tiranës për të ekzekutuar operacionin ku dhe unë vetë mora pjesë duke mbërritur në Tiranë. Një operacion i cili u mbyll pozitivisht” tha Michele Carbone për gazetaren Alba Kepi.

Related article  Receta e re mjekësore, Rama jep detaje: Nuk do të ketë më…

Carbone u shpreh se kriminaliteti shqiptar në Itali është gjithnjë e më shumë dinamik e po fiton lidershipin në trafikun e kokainës. Teksa për operacionin Ura theksoi se nuk ka përfunduar ende, e hetimet po vijojnë.

Related article  SAPO NDODHI! Plagosje në mes të qytetit – Detajet e para

Operacioni ku u godit banda e Troplinit dhe e Pojeve, një nga grupet më të rrezikshme në nivel ndërkombëtar me bazë në Durrës u ndërmor 10 ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa opozita akuzon se kanë ndërhyrë në zgjedhje për t’i dhënë fitoren Ramës.

Published inLajme