Skip to content

Lajmi i fundit, Arrestohet dhe lirohet pas disa oresh ish deputeti shqiptar, dalin detajet

Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gramos Agusholli, është liruar nga autoritetet serbe pasi u ndalua sot në pikën kufitare në Merdar, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Related article  Iva ankohet hapur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Ministria e Jashtme njofton se Agusholli tashmë ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit të planifikuar në Slloveni.

MPJD shprehu shqetësim për ndalime të tilla, duke i cilësuar ato si praktika represive nga Serbia që bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe konventat për të drejtat e njeriut.

Related article  Gazetari i njohur nxjerr faktet tronditese per Ballukun, zbulon emrat e krimit qe perdori per...

“MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Related article  'Ia shpetoi jeten te birit me 1 minute', Flet babai i 11 vjecarit qe iu be atentat, 4 pl8mba ne trup
Published inLajme