Reperi Gerald Xhari, i njohur si “Big Basta,” ka ndarë një rrëfim të sinqertë për origjinën e emrit të tij artistik dhe ndikimin e madh që ka pasur në jetën e tij miku dhe mentori i ndjerë, Dr. Flori.
Në një intervistë emocionuese, Big Basta tregoi se emri i tij artistik nuk ishte zgjedhja e tij fillestare. Ishte Dr. Flori ai që e këshilloi ta ndryshonte.
“Kam pas një emër tjetër, ai më tha që ku shkon me këtë emër, do tallen me ty, nuk janë gati shqiptarët për këtë emër, ti nuk je bastard. Kemi qenë në shtëpinë e tij dhe më tha ‘vëre Big Basta,’” kujtoi ai gjatë intervistës në ‘S’e luan Topi.’
“Kishim shumë miqësi bashkë, për mua ishte si mentor,” tha Big Basta. “Karriera e tij ishte e madhe, shkruante tekste me mesazhe të forta dhe me tematika që kishin vlera.”
“Një nga arsyet pse kur lindi djali vendosa ta provoja dhe jashtë shtetit, ishte shenja që kishte lënë Dr. Flori, sepse të jetosh në një vend si Shqipëria dhe të shikosh që një artist shumë i madh të na lërë për x gjë… Ishte e tmerrshme. Kisha frikë për të ardhmen e djalit,” tregoi ai.
