Skip to content

‘Nuk ka vend në Europë’ — Gjermania reagon ashpër ndaj Edi Ramës: Shqiptarët duhet të…

Kryetari i Komisionit të Transportit, Infrastrukturës dhe Lëvizshmërisë së Këshillit Ekonomik të CDU-së në Gjermaninë Veriore, Martin Henze, ka reaguar ashpër për situatën politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të 11 majit 2025, të cilat ai i cilëson si një farsë elektorale.

Në një postim në Facebook, Henze i del hapur në mbështetje liderit të PD-së, Sali Berisha, duke e quajtur të vetmin lider që nuk ka manipuluar zgjedhjet, ndërsa akuzon direkt qeverinë e Edi Ramës për manipulim të rezultateve dhe falsifikim sistematik të procesit.

Related article  Ngjarje e rëndë, gjenden 32 trupa të pajetë të copëtuar

“Qeveria Rama është një ekzekutiv i hajdutëve dhe nuk ka vend në Europë,” – shkruan Henze, duke iu referuar edhe raportimeve të gazetës gjermane Bild, e cila, sipas tij, e ka quajtur këtë qeveri “mafioze”.

Related article  Ishte nisur nga Tirana për në Pragë, avioni goditet nga rrufeja

Sipas tij, të gjithë ata që kanë kërkuar dorëheqjen e Berishës në vitet e fundit janë “kukulla të Ramës ose oportunistë politikë, armiq të demokracisë”.

“Zgjedhjet parlamentare të 2025 janë manipuluar në mënyrë strukturore dhe përfituesit e vetëm janë Rama dhe Balla. Nuk duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së me këtë administratë,” – thekson përfaqësuesi i CDU-së.

Related article  Kercenoi me arme kandidaten e opozites, Policia: Eshte me kartele, ne brez kishte pistolete...

Henze bën thirrje për veprim politik të drejtpërdrejtë nga qytetarët shqiptarë: “Shqiptarët duhet të rrëzojnë administratën e paligjshme të Ramës, të neutralizojnë ‘nëndetëset’ në opozitë dhe të kërkojnë zgjedhje të reja demokratike, të organizuara nga OSBE-ja.”

Published inLajme