Skip to content

E trishte! Tragjedia qe goditi familjen e mjekes, si iu vrane 9 nga 10 femije, i fundit…

Një tragjedi e rëndë ka tronditur qytetin Khan Younis në Gaza, ku një pediatre humbi nëntë nga dhjetë fëmijët e saj gjatë një sulmi ajror izraelit. Ngjarja ndodhi ndërsa mjekja Alaa al-Najjar ndodhej në detyrë në spitalin “Nasser”, ku punon prej kohësh

Sipas deklaratës së spitalit, vetëm një prej fëmijëve dhe bashkëshorti i saj mbijetuan, ndonëse me plagë. Kirurgu britanik Graeme Groom, i cili punon në të njëjtin spital, tha se kishte operuar djalin 11-vjeçar të mbijetuar. Sipas drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e cila kontrollohet nga Hamasi, shtëpia e familjes u godit vetëm disa minuta pasi bashkëshorti i mjekes ishte kthyer në shtëpi pasi e kishte çuar atë në punë.

Related article  Përmbytje e madhe, ekspertët zbulojnë cfare e pret vendin tone! Shqipëria rrezikon qe...

Videot nga vendngjarja, të verifikuara edhe nga BBC, tregojnë trupa të vegjël fëmijësh të nxjerrë të djegur nga rrënojat pas sulmit të së premtes.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se gjatë 24 orëve të fundit kanë goditur mbi 100 objektiva në të gjithë Gazën. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se të paktën 74 persona janë vrarë vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Related article  Temperatura të pazakonta në Shqipëri, ja çfarë thonë meteorologët

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Dr. Muneer Alboursh, tha se fëmija më i madh i familjes al-Najjar ishte vetëm 12 vjeç. Në një video të publikuar nga një tjetër kirurg britanik që punon në spitalin “Nasser”, thuhet se babai i fëmijëve është në gjendje shumë të rëndë.

Related article  PAMJE TË R*NDA/ Rr*het shume keq milioneri shqiptar, qytë pist*lete dhe gjurmë gj*ku

Një tjetër mjek, Youssef Abu al-Rish, tregoi se kishte parë mjeken duke kërkuar me ankth informacion për djalin e saj të mbijetuar në sallën e operacionit.

“Na mjafton! Mëshironi popullin tonë! I bëjmë thirrje të gjitha vendeve, komunitetit ndërkombëtar, Hamasit dhe të gjitha palëve që të na mëshirojnë. Jemi të rraskapitur nga uria dhe zhvendosja, na mjafton!”, tha al-Rish me lot në sy.

Published inLajme