Skip to content

“BBV4”: Ja cilët banorë po kryesojnë në Instagram

Rubrika javore e programit “Live from Tirana”, që ndjek nga afër zhvillimet e fundit në rrjetet sociale ka vënë theksin tek konkurrentët e “Big Brother Albania VIP 4”, programi që po dominon diskutimet në Shqipëri.

Kjo javë ka sjellë disa ndryshime interesante në numrin e ndjekësve të personazheve publikë në Instagram. Ja kush janë emrat që kanë fituar më shumë ndjekës:

  1. Rozana Radi

E njohur për karrierën e saj si këngëtare, Rozana Radi ka parë një rritje modeste këtë javë. Numri i ndjekësve të saj ka kaluar nga 390 mijë në 391 mijë, duke shtuar 1 mijë ndjekës të rinj që nga hyrja në BBV4.

  1. Xum Allushi
Related article  Dicka e madhe po gatuhet! Horoskopi i Paolo Fox për të martën 28 janar 2025

Humoristi Xum Allushi ka arritur të fitojë gjithashtu 1 mijë ndjekës të rinj, duke kaluar nga 312 mijë në 313 mijë ndjekës.

  1. Valbona Mhilli

Gazetarja Valbona Mhilli ka tërhequr vëmendje të re në profilin e saj, duke shtuar 1.5 mijë ndjekës. Nga 53.9 mijë, ajo tani numëron 55.4 mijë ndjekës.

  1. Laert Vasili
Related article  Çim Peka g*det hapur Flamur Nokën: Nuk ka nivel, ka kërcitje të madhe intelektuale, Berisha dùhèt patjetër të

Aktori i njohur Laert Vasili ka pësuar një rritje më të madhe këtë javë. Numri i ndjekësve të tij është rritur nga 11.1 mijë në 13.3 mijë, duke fituar 2.2 mijë ndjekës.

  1. Gerta Gixhari

Gerta ka shënuar një rritje të ndjeshme këtë javë, duke kaluar nga 35.5 mijë në 38.2 mijë ndjekës. Ajo ka fituar plot 2.7 mijë ndjekës të rinj.

  1. Zebervoki
Related article  'Mjelma e zezë' po vjen në Tiranë, tronditja që po i afrohet Edi Ramës

Me një rritje prej 3 mijë ndjekësish, Zebervoki është një ndër emrat kryesorë të javës. Numri i tij i ndjekësve ka kaluar nga 131 mijë në 134 mijë.

  1. Egli Tako

Egli Tako është fituesja e kësaj jave në rritjen e ndjekësve. Ajo ka shtuar plot 3.1 mijë ndjekës në profilin e saj në Instagram, duke kaluar nga 86 mijë në 89.1 mijë ndjekës.

 

Published inShowbizz