Skip to content

Vera e këtij viti, ‘ferri mbi tokë’, Ekspertët tregojne se kur vjen vala e nxehte

Pranvera me reshje, por vera e këtij vitit sipas portalit meteorologjik të specializuar Severe Weather Europe, vjen me ndryshime të theksuara në modelet atmosferike që tregojnë gjasat e një moti më të thatë, më të nxehtë dhe potencialisht ekstrem, veçanërisht në gjysmën e dytë të sezonit.

Edhe pse parashikimet afatgjata nuk konsiderohen në përgjithësisht tërësisht të besueshme, ekspertët arrijnë në një consensus sa i takon modeleve globale, të cilat ofrojnë pak a shumë të njëjtën panoramë: Temperatura mbi mesataren, mungesë reshjesh dhe rritje e rrezikut nga vala të nxehtësisë.

Related article  Loredana shikon Olën dhe Jozin që shprehin pëlqim për njëri-tjetrin, banorja nuk i mban dot lotët

Pranvera e 2025-tës është karakterizuar nga një presion i theksuar atmosferik që formoi presion të lartë dominues mbi veriperëndimin e Europës. Ciklonet e shmangën pjesën qendrore të kontinentit, duke u përqendruar kryesisht në rajonet jugperëndimore dhe verilindore të tij.

Related article  Të pakten 10 vite burg! Ja kush eshte FEMRA qe po i ben 'gropen' Erion Veliajt, SPAK e ka bere te penduar

Rezultati ishte i qartë – pjesa më e madhe e Europës regjistroi temperatura mbi mesataren sezonale, ndërsa më shumë reshje u regjistruan në jugperëndim dhe pjesërisht, në jug të saj, ndërsa pjesët veriore dhe veriperëndimore ishin të thata.

Related article  Lapaj ka “asin nën mëngë”/ Zbulohet “gruaja” që i “vjedh” mandatin dajës së Shabanit

Këto kushte tashmë kanë shkaktuar shqetësim për vazhdimin e trendit të thatësisë gjatë muajve të verës. Fillimi i verës, nga sa thonë metreologët mund të jetë relativisht i qëndrueshëm, megjithatë Europa perëndimore dhe jugore mund të presë temperatura mbi mesataren që në muajin qershor.

Published inLajme