Skip to content

Panik në Ajër/ Pëson difet avioni i linjës Hamburg-Prishtinë

Një avion që ishte nisur nga Hamburgu i Gjermanisë për në Prishtinë, ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin Nikola Tesla në Beograd. Në aeroplan kanë qenë 155 pasagjerë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë Liburn Aliu, tha se shkak për uljen e detyruar është bërë një problem teknik.

Related article  Dy banorët e Bigut ndjekin lojen e vjetër, shkojne në tualet bashke

“Autoritetet shtetërore të Kosovës në kordinim me aeroportin e Prishtinës kemi qenë në komunikim dhe kordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Euroëings për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim. Fluturimi i udhëtarëve për në Kosovë do të organizohet menjëherë më vonë nga operatori ajror sipas procedurave te aplikuara në raste të tilla.

Related article  Ra nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, ndërron jetë punëtori

Informata me të detajuara në lidhje me rastin do të marrim nga operatorin Euroëings në ditët në vijim”, shkroi Aliu në profilin e tij në Facebook.

Related article  Fundjava pa pushim per fatin e Ballukut! Zbulohet Loja në prapaskenë, ja cfare po negicion Rama, Do shkundet vendi
Published inLajme