Skip to content

Doktori shqiptar i tha të operohet, pasi shkoi në Itali doktori italian i tregon të vërtetën tronditëse

Një rast shqetësues i abuzimit mjekësor në një nga spitalet private të Tiranës ka ngritur pikëpyetje të forta mbi etikën dhe prioritetet e disa mjekëve në sistemin privat shqiptar të shëndetësisë. Dh.R., një grua në moshë e prekur nga probleme me zemrën dhe mbipesha, përfundoi me urgjencë në një klinikë të njohur private në kryeqytet pas një përkeqësimi të gjendjes së saj shëndetësore.

Mjekët që e ekzaminuan i dhanë menjëherë një verdikt të prerë: “Duhet operuar sa më parë. Operacioni do të kushtojë 10 mijë euro.” Kosto marramendëse dhe frikësuese për një familje të zakonshme shqiptare, veçanërisht kur vjen si “diagnozë e menjëhershme” pa shumë shpjegime.

Related article  Tr*gjedi ne Shkodër, vdes 4 vjeçari, motra 6 vjeçare në koma, mamaja 9 muajshe shtatzënë në gjendje të rëndë

E bija e pacientes, e cila nuk kishte mundësi të siguronte menjëherë një shumë të tillë, vendosi ta çojë nënën në Itali, ku ndodhej një familjar tjetër dhe ku mund të siguronin një vizitë të dytë në një spital shtetëror.

Rezultati? Një lajm që do të ngjallte lehtësim por edhe zemërim:

“Nuk ka nevojë për operacion. Pacientja vuan vetëm nga një takikardi që mund të menaxhohet me medikamente. Asnjë ndërhyrje kirurgjikale nuk është e nevojshme”, u shpreh mjeku italian pas kontrolleve të thelluara.

Related article  Vendimi I FUNDIT nga qeveria, Bëhet e detyrueshme! Çdo shqiptar duhet të…

Një diagnozë që nuk kishte asnjë lidhje me urgjencën e paraqitur në spitalin privat në Tiranë. Një operacion i panevojshëm, i shitur si “zgjidhja e vetme”, për 10 mijë euro.

“Mjekët në spitalet private shqiptare ngjajnë më shumë me kasapë sesa me profesionistë të shëndetësisë. I shohin pacientët si burim fitimi dhe çdo dhimbje e kthejnë në një mundësi për të rrjepur para. Kështu, edhe për një dhimbje koke, mund të të thonë që të bësh një ndërhyrje kirurgjikale me mijëra euro,” rrëfen e revoltuar vajza e pacientes.

Related article  “Dëgjova britma po s’e kuptova”/ Detaje nga vr*sja e palestinezes

Ky rast është një thirrje e fortë për kujdes dhe vetëdije. Kur bëhet fjalë për shëndetin dhe për diagnoza të rënda, kërkimi i një opinioni të dytë ose të tretë është më shumë se një zgjedhje e mençur – është shpëtim.

Shëndetësia private në Shqipëri është kthyer për shumë qytetarë në një burim frike më shumë sesa sigurie. Kosto marramendëse, diagnoza të dyshimta dhe mungesë kontrolli nga autoritetet përkatëse po ushqejnë një sistem që në shumë raste duket më shumë si një treg fitimprurës sesa një institucion në shërbim të jetës njerëzore.

Published inLajme