Skip to content

Më shumë vota të numëruara se sa vota në total! Celibashi habit me shpjegimin per foton virale

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta Topjana lidhur me mospërputhjen e shifrave për votën e diasporës në faqen zyrtare të KQZ, e cila ka ngjallur reagime.

Sipas shifrave ka më shumë vota të numëruara, se sa vota janë në total.

Related article  Parashikimi i horoskopit për fundjavën dhe javën e ardhshme, astrologia paralajmëron këto shenja: E kaluara iu troket në derë

Celibashi tha se të dyja shifrat janë të sakta, por sipas tij shifra më e ulët tregon shifrën e zarfave të skanuar, ku mungon zarfi B.

“Numrat që janë aty janë shifra të vërteta, por pasqyrojnë të dhëna që nuk janë në kontradiktë me njëra tjetrën. Numri i fletëve të votimit të vlerësuara, me shifrën që rezulton si më e ulët në faqen e internetit të KQZ, kjo e fundit ka të bëjë me ato zarfa që janë të administruar në sistemin elektronik të KQZ në mënyrë automatike.

Related article  E rëndë! I riu humb jetën në rrethana të dyshimta - Dyshimet e policisë

Por ka jo pak dërgesa të votuesve shqiptarë në KQZ që nuk janë bërë në mënyrën e duhur. E kanë dërguar fletën e votimit të futur në zarfin A dhe jo në zarfin B, por si votë ka mbërritur në KQZ”,-tha Celibashi.

Related article  Irani zyrtar kërcënon Britaninë: Jeni në luftë duke lejuar SHBA-në të përdorë bazat ushtarake
Published inLajme