Skip to content

E fundit! Edi Rama hakmerret rende ndaj Elvis Roshit! Urgjente ajo cfare ndodhi gjate nates

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një tjetër veprim hetimor në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, duke sekuestruar telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.

Operacioni është zhvilluar në qytetin e Kavajës dhe është shoqëruar me kontrolle në disa ambiente dhe ndaj personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë çështje. Sipas burimeve nga hetimi, janë sekuestruar gjithsej tre telefona celularë që dyshohet të përmbajnë të dhëna me rëndësi për hetimin.

Related article  I q*lluan nënën e 3 fëmijëve, ish-burri i Anila Prendushit bën veprimin e madh që se bën kushdo

Megjithatë, pavarësisht këtij zhvillimi, ndaj Rroshit nuk është caktuar asnjë masë sigurie në këtë fazë. Burime pranë SPAK bëjnë të ditur se hetimi është ende në një fazë paraprake, dhe veprimet e kryera deri më tani kanë qëllim mbledhjen e provave.

Related article  LAJM I FUNDIT - Sʋlm℮t e Iranit, Netanyahu reagon i tërbuar: Tani unë do t’ju...

Hetimet po drejtohen nga prokurori i posaçëm Behar Kondilli, ndërsa zbatimi i operacionit është bërë nga strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Ky zhvillim vjen në një moment të ndjeshëm politik, ku vëmendja ndaj zgjedhjeve dhe integritetit të tyre është e lartë. SPAK ka bërë të ditur më herët se ka në fokus të posaçëm hetimin e çdo veprimi që cenon procesin zgjedhor, duke përfshirë blerjen e votës, shantazhin ndaj votuesve dhe përdorimin e burimeve shtetërore për qëllime elektorale.

Related article  Ishte nisur nga Tirana për në Pragë, avioni goditet nga rrufeja
Published inLajme