Skip to content

Rama ben gati zevendesuesin e Veliajt, ja kush do kandidoje per Bashkine Tirane

Pas arrestimit te Erion Veliajt per korrupsion, Edi Rama ka nisur te beje llogarite se kush do jete kandidati i radhes per te kandiduar per Bashkine e TIranes, ne skenarin qe Veliaj do denohet per veprat e kryera prej tij.

Burimet nga PS bejne me dije se kandidati kryesor qe do te ishte me i pershtatshmi per Bashkine e Tiranes do te ishte ai qe mbledh me shume vota ne liste te hapur per zgjedhjet e 11 majit.

Related article  Askush se kuptoi! Del mesazhi i fshehtë i mamasë së Gjestit: Ja çfare i kërkoi për Eglin (Video)

Kandidati me i votuar ne keto zgjedhje per Tiranen ishte pikrisht Blendi Gonxhja, i cili kandidoi ne liste te hapur dhe arriti te mbledhe rreth 22 mije vota, duke lene pas emra si Erion Brace, e Fatmir Xhafaj.

Per kete arsye, Blendi Gonxhja, kandidati më i votuar i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, u pyet gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News24 nëse do të jetë ai kandidati i PS për të drejtuar Bashkinë e Tiranës, pas burgosjes së Erion Veliajt për korrupsion.

Related article  Kush i vodhi dosjet brenda prokurorisë? Vjen njoftimi i parë nga SPAK-u

Në përgjigjen e tij, Gonxhja shprehu keqardhje të thellë për situatën në të cilën ndodhet Veliaj, duke theksuar se nuk ka një projekt personal për të kandiduar në këtë moment.

Related article  Gati Projekti/ Ndërtohet rruga e re që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën

Ai theksoi se besimi që i është dhënë si deputet nga qytetarët e Tiranës e bën të përqendrohet te përfaqësimi dhe shërbimi në këtë rol, ndërsa çdo diskutim për ambicie të tjera e konsideroi të papërshtatshëm në këtë fazë.

Gonxhja nënvizoi se Bashkia e Tiranës mbetet një institucion me rëndësi të madhe dhe se kontributi i tij do të fokusohet në përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes angazhimit si deputet.

Published inLajme