Skip to content

Beteja për mandatin e fundit në Lezhë, ja me sa vota e mbrojti PD (edhe pse dolen vota me shume se votues)

Teksa po numërohet kutia e fundit për qarkun e Lezhës, nga votat e Diasporës, salla është përfshirë nga tensionet. Partia Demokratike ka arritur të mbajë mandatin e saj me 73 vota diferencë në qarkun e Lezhës. Megjithëse kanë mbetur edhe pak vota për tu numëruar, socialistët nuk arrijnë dot t’i marrin mandatin.

Kandidatët demokratë dhe socialistë kanë ndjekur nga afër të gjithë procesin, por ethet e mbylljes së numërimit kanë sjellë tensione mes palëve. Kanë qenë demokratët ata të cilët kanë ngritur zërin, teksa më pas reaguan edhe socialistët.

Në sallë ka qenë i pranishëm edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Probleme me kutitë e fundit të votës së diasporës që i përkasin qarkut të Lezhës ka shkaktuar debat mes Jorida Tabaku, Gjin Gjonit dhe kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi në Parkun Olimpik ku vijon numërimi i votave.

Related article  Trump merr vendimin e papritur, e gjithë bota në “qellin e 7” nga lumturia

Ndërsa KQZ njoftoi se janë për tu numëruar 622 vota, rezulton se në kutitë e fundit kanë dalë 671 vota. Jorida Tabaku: “Tani që po numërohen janë 658. Duhej të ishin 622 të panumëruara. Është diferencë prej 50 votash”
Gjin Gjoni: Dhe janë dhe 3 kuti në fund.

Celibashi: 50 vota janë shumë. Por ne do të duhet të shohim në sistem. Çfarë është përditësuar dhe çfarë jo.

Related article  Lajmi i fundit, arrestohet ambasadori

Jorida Tabaku: Ju kemi pyetur cdo orë. A ka zarf shtesë? Nëse ndryshon çdo orë atëherë ndryshon gjëja.
Celibashi: Po nuk ka zarf shtesë. Në magazinën tonë e kemi të inventarizuar në mënyrë digjitale, një pjesë tjetër jo.

Gjin Gjoni: Duhej të kishit ardhur me rezultat total dhe më pas të niste numërimi. Nëse shtojmë ujë e shtojmë miell ndryshon rezultati. Duhej të kishte numër total të zarfeve që kanë ardhur.

Jorida Tabaku: Ju kemi pyetur cdo orë. A ka shtesë? Na thatë jo. Ishin 622 për tu numëruar, tani dalin 670. Se ne llogaritë mbi këtë i bëjmë.
Celibashi: Procesi i vlerësimit të dokumentacionit po vijon se kanë qarkulluar përmes qarqeve zarfet.
Tabaku: Ju pyeta a ka diferencë për qarkun e Lezhës nga Greqia më thatë s’ka.
Jorida Tabaku: Llogaria nuk ka qenë e saktë.
Celibashi: Këtu nuk është futur fletë votimi. Po, llogaria mund të mos ketë qenë e saktë po bëjmë verifikimet.

Related article  Arrestohet ish Presidenti

Në qarkun e Lezhës PD është në diferencë me 300 vota më shumë se PS, dhe në varësi të votave të 5 kutive të fundit të diasporës mund të jetë në lojë një mandat.

Published inLajme